Një kontroll befasues nga policia e qytetit bregdetar në kuadër të marrjes së masave të sigurisë publike, ka çuar në arrestimin e një 29-vjeçari, pasi në automjetin e tij blutë gjetën një armë zjarri pistoletë pa leje.
Bëhet fjalë për shtetasin, Ervin Dunga 29-vjeç, banues në Shijak, i cili ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme. I riu po lëvizte me automjet në rrugët e Durrësit kur është ndaluar nga patrulla.
Gjatë kontrollit të ushtruar, në automjetin e tij u gjet një armë zjarri pistoletë si dhe 9 fishekë. Mbi shtetasin Ervis Dunga rëndon akuza “Armëmbajtje pa leje”.
a.ç










