• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qarku i Elbasanit është në kufi me Italinë dhe ka dalje në det”/ Deputeti i PD “sqaron” deklaratën: Mos ma qani hallin!

by
11/11/2021 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Dashnor Sula, ka sqaruar deklaratën e bërë sot prej tij në Komisionin e Ligjeve, ku ndeklaroi se “qarku i Elbasanit është në kufi me Italinë dhe ka dalje në det”.

Përmes një reagimi, Sula thotë se ky ishte një keqinterpretim i medias, ndërsa shkruan se fshati i fundit i Peqinit në kufi me Rrogozhinën, është 10 km larg bregdetit.

Sa i përket kufirit me Italinë, ai thotë se ishte një hipërbolë. Ai hedh akuza ndaj mediave, pasi sipas tij, disa “dashamirës” mediash pranë qeverisë, e kanë keqinterpretuar qëllimisht fjalën e tij.

“Në dy vitet e fundit mediat ulën vëmendjen ndaj aktivitetit të Kuvendit me të drejtë sepse parlamenti u bë monopartiak.

Në këtë legjislaturë Partia Demokratike po ushtron detyrën e saj duke u bërë kontrollor i qeverisë. Kjo ka sjellë vëmendje të shtuar të opinionit publik tek aktiviteti i Kuvendit. Jam i kënaqur që falë mediave, qofte edhe atyre pranë qeverisë të bëhem lajm për problematikat që ngre.

Rasti i fundit ishte sot në Komisionin e Ligjeve ku teksa kishim përpara përfaqësuesit e KPL-së shpreha shqetësimin për ndryshimin e hartës së re gjyqësor që synohet të bëhet.

Shembull mora qarkun e Elbasanit. Për ata që nuk e dinë, si bir i asaj krahine dua t’i kujtoj se ai kufizohet me Maqedoninë e Veriut dhe shkon deri në fshatin e fundit të Peqinit në kufi me Rrogozhinën jo më shumë se 10 km larg bregdetit, aktualisht vetëm një prokurori qëndrore. Sigurisht ajo që thash se kufizohet me Italinë ishte një hiperbolë e përdorur në komunikim për të kuptuar problematikën reale.

Por disa “dashamirës” mediash pranë qeverisë e kanë keqinterpretuar qëllimisht fjalën time dhe e kanë lidhur me dobësi të njohurive gjeografike. I ftoj të mos më qajnë hallin në këtë aspekt.

Qëllimi i deklaratës sime ka qenë që të sjell në vëmendjen e organeve të drejtësisë mundimin e qytetarëve që bëjnë me orë udhëtim me makinë për të ardhur deri tek Prokuroria Elbasanit, imagjinoni sa shumë avari u hapet atyre.

Gjithësesi, për këdo që ka ndonjë merak për njohuritë e mia gjeografike e ftoj të vijë me mua të ecim skajeve të krahinës që unë përfaqësoj vecse siperfaqja aty nuk matet me metra por me halle njerezore qe askush nuk duhet të ketë frike t’i flasë”, shkruan ai.

/b.h

Next Post
Kushtetuesja për ’30 qershorin’/ Voltana Ademi: Jam akoma e paqartë. Zgjidhja, me rëndësi për kauzën dhe të shkretën demokraci

Kushtetuesja për '30 qershorin'/ Voltana Ademi: Jam akoma e paqartë. Zgjidhja, me rëndësi për kauzën dhe të shkretën demokraci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In