• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qari dhe zarari i Shqipërisë, nga kjo luftë me djallin…

by Shpëtim Nazarko
19/03/2020 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Titulli i mësipërm, ka pak lidhje me artikullin e profesor Tarifës, në atë se çfarë mund të qëndrojë në prapaskenën e pandemisë. Kategorive të sharlatanëve, masonëve, etj., etj., të përmendura në artikullin e tij, nuk ke çfarë t’u bësh. Ato janë shoqëruese të botës së sotme dhe shpesh, ashtu si librat e verdhë, që ua kalojnë në numër atyre të klasikëve edhe ato janë të tilla. Natyrisht, jam dakord me profesorin, në thelb.

Këndvështrimi im mbi problemin, vjen nga një pikë tjetër, në të cilën, vështirë të mos takohemi. Është e njohur lufta midis gjigantëve të ekonomisë Amerikë, Kinë, Gjermani,  Japoni etj. Në luftën mes tyre, ka vend edhe për fantazi, edhe për teori konspirative.

Vetë edhe nga loja e shahut që e kam ushtruar gjatë, jam i prirur megjithatë, të besoj një nga aksiomat e njërit prej gjenive më të mëdhenj të kësaj loje. Quhet Vilhelm Shtainic dhe është themeluesi i Strategjisë moderne të shahut. Ai thotë, thjesht:

Kombinacioni që bën, apo të bëjnë, është produkt i pozicionit që ke, apo kanë të tjerët.

E përkthyer thjesht, kjo do të thotë se lëvizjet, apo strategjitë e të mëdhenjve, ndryshe nga konspiracionistët, apo sharlatanë e masonë, bazohen në pozicionin e krijuar nga një ngjarje e caktuar. Kjo ngjarje është pandemia e ardhur nga Covid-19.

Krahasohet, në efektet e krizës, me ato të vitit 2008 dhe pasojat që mund të sjellë në ekonominë botërore, ndonjëherë llogariten shumë më të këqija se ato të këtij viti.

Vetë, natyrisht me një vështrim të kufizuar, sepse nuk jam ekonomist, hyra edhe unë në 2008-ën, në një teori, që mund të mbajë erë edhe konspiracion. Në çfarë llogarie u futa?

Mbarimi i Luftës së Dytë Borërore, në thelb, po të hiqje nga skena Amerikën, që ishte fillimisht larg nga fronti, mund të të thoshte, se fitimtarë dhe të mundur, mbetën përdhe nga lufta, Si i bëhej për më tej, kur thuajse gjithçka i mbeti në dorë Amerikës? Duhej ndihmuar apo lënë situata, për palët, të përkeqësohej më tej?

Amerikanët hodhën në lojë Planin Marshall. Për mua, ideja vinte nga grekët e vjetër, që vendosën të mos i vrisnin më skllevërit, se nuk kishte shumë leverdi. T’i lije të vdisnin, nuk ishte mirë, se nuk kishte ku dhe kujt t’i fitoje më tej…

Amerika ndihmoi Evropën, në para dhe në teknologji. Nga ana tjetër e mbajti nën kontroll, jo vetëm nëpërmjet shndërrimit të dollarit në para botërore, në marrëveshjen e njohur të 1945-ës, por edhe nën kontrollin e teknologjisë.

Kjo epërsi, natyrisht vlejti për thuajse gjysmë shekulli, por jo edhe aq shumë më tej. Gjermanët, dolën të parët nga vështirësitë. Dhjetë vjet pas Luftës së dytë, ku humbën dhe ua morën gjithçka, deri dhe shpikje dhe shkencëtarë, ata prapë u ngritën në krye të gjërave.

Pesëdhjetë vjet më vonë, Evropa doli pra, nga vështirësitë dhe krijoi “dhjamin e saj” që edhe nëse ishte më pak se i Amerikës, i lejonte të iknin përpara gjithnjë e më shumë. “Robëria amerikane” krijuar nëpërmjet ndihmës, duket po shkonte drejt fundit.

Teoria ime konspiracioniste, nëse e quajmë të tillë, ishte e thjeshtë, Si do të vazhdonte supremacia, apo si do të shtohej paraja e Amerikës, siguruar me shumicë pas luftës? Amerikanët vunë në skenë, atë që e quajmë dobësim i dollarit. Ideja e thënë shkurt. Kur ata të “digjnin” një sasi dollarësh, që për ta mund të mos ishte shumë, për Evropën, që ishte e lidhur po kaq me dollarin, kjo do të ishte e barabartë me “djegjen e lëkurës”.

U dha një mësim i mirë, për të kuptuar se kush ishte Zoti i lojës?

Mund të themi, se ishim në teori konspiracioni, po si tifoz i Balzakut plak, unë besoj në tezën e tij të qartë, që ai e thotë këshu.

E mbi të gjitha këto përpjekjet tuaja, qëndron e vetmja ndjenjë reale që natyra ka pajisur njeriun. Instikti i vetëmbrojtjes, apo ndryshe, siç quhet në shoqërië tuaja europiane… interes personal.

Në Shqipëri, i kuptuan keq ngjarjet. Morën në harkun e katër, pesë vjetëve pas privatizimit të dy bankave të mëdha, nja dhjetë miliardë dollarë kredi, si individë dhe si shtet. I bënë tym, duke u mburrur fillimisht, se ia kaluan të gjithëve në kohë krize dhe pastaj u plandosën përdhe, shumë më keq se para krizës.

Duke u kthyer në temë. Sot në mëngjes, krahas artikullit të profesorit pashë një tjetër, me natyrë pesimiste, Nuk bën fajde që FMN – thoshte – do të ndihmojë duke shpërndarë një trilion dollarë për krizën e pandemisë. Artikullin e botova dhe unë, te Konica.

Po ndryshe nga autori i shkrimit, mendoj se thërrimet e kësaj shume nëse bëhet realitet, do ta ndihmojnë më shumë sesa duhet Shqipërinë.

Masat e saj, thonë, ishin për shumë më të mira se të Anglisë, Gjermanisë, apo Francës, që reaguan më me vonesë ndaj sëmundjes. Besoj se është, jo shumë e vërtetë. Ekonomitë e gjigantëve janë të lidhura në një zinxhir të hollë dhe preciz, i cili nëse këputet bën dëme më shumë se pandemia.

Shqipëria, megjithëse ka tregun e lirë, tani për tani është larg këtij lloj zinxhiri. Po ajo që vlen më shumë këtu, është se nëse kjo ndihmë vjen, ajo bën punë më shumë se te të tjerët. Mjafton që të mos bëjë marrëzitë e viteve 2006-2008, që kur të tjerët filluan të ndjejnë krizën e likuiditeteve, ajo mori kredi të mëdha dhe i bëri paratë tym.

Duke e mbyllur. Besoj, se më shumë se teoritë konspirative, etj., etj., në këtë kohë krize, është më mirë të shohim, se ku, ai zinxhiri ynë, mund të këputet nesër. Kësaj radhe, jo vetëm për shkak të pandemisë, Po thjesht, për shkak të asaj që thotë Shtainici i madh. Pra, që kombinacioni, është produkt i pozicionit…

Dhe pozicioni ynë, megjithëse i një shteti të dobët, është pjesë e pozicionit të botës ku veprojmë.

Kjo tezë, besoj meriton vëmendje dhe ca më shumë njerëz, që në vend të dogmave, studiojnë pozicionin për të mos pësuar kombinacionin.(Konica.al)

Next Post
“The making of Albanians”

Idili patriotik Kosovë-Shqipëri humbi me sfidën e parë të Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In