• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

QAnon, teoria konspirative e ekstremit të djathtë që po nxit dhunën në SHBA

by Java News
06/02/2021 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ryan W.Miller, USA Today

Kongresit Amerikan e shkarkoi të enjten kongresmenen republikane Marjorie Taylor Greene nga postet që mbante në2 komisione parlamentare, duke nxjerrë sërish në qendër të vëmendjes organizatën që merret me prodhimin e teorive të pabaza dhe të rrezikshme të konspiracionit, QAnon.

Greene ka shprehur më herët mbështetje të hapur për QAnon dhe teori të tjera të çuditshme dhe të rreme rreth masakrave që ndodhin shpesh në SHBA me shumë të vrarë. Gjithashtu ajo ka përdorur një retorikë agresive dhe ksenofobike kundër pakicave në vend dhe demokratëve.

Greene tha në Kongres se ishte penduar për postimet e saj të dikurshme në rrjetet sociale. “Ato janë fjalë që i kam thënë dikur, por që nuk më përfaqësojnë mua, nuk përfaqësojnë rrethin tim social dhe as vlerat e mia”- deklaroi Greene. Votimi për shkarkimin e saj ishte 230 pro dhe199 kundra, ndërsa 11 republikanë bashkuan votat me demokrat për largimin e saj nga Komiteti i Edukimit dhe Punës dhe Komiteti i Buxhetit.

QAnon pretendon në mënyrë të gabuar ekzistencën e një aparati satanik të “Shtetit të Thellë”, që mbështet një rrjet trafikimi seksual të fëmijëve, dhe ndjekësit e kësaj organizate luajtën një rol të spikatur në trazirat që ndodhën nëCapitol Hill më 6 janar, të nxitura nga ish-presidenti Donald Trump.

Por çfarë është QAnon dhe nga lindi ai? Travis View, që e ka studiuar QAnon gjatë2 viteve të fundit, e përshkruan atë si një teori gjysmë konspirative që ofron një narrativë themelore për teori të tjera të pabazuara. Sipas View, pasuesit e këtij grupimi besojnë se “një grupim satanistësh në të gjithë botën” drejton “të gjitha levat kryesore të pushtetit”, përfshirë qeverinë, mediat, biznesin dhe Hollivudin.

Që nga fundi i vitit 2017, teoria promovohet nga një bloger anonim, që pretendon se zotëron informacione shumë konfidenciale mbi qeverinë amerikane. Por pa asnjë provë mbështetëse për postimet anonime, kjo teori ka prekur një gamë të gjerë temash duke përfshirë mediat, politikanët dhe pandeminë e Covid-19.

Por View thotë se thelbësore në sistemin e saj të besimit është Donald Trump. Ata që e mbështesin këtë teori, besonin se presidenca e Trump do t’i jepte fund kësaj situate, dhe do të kryente një mori arrestimesh, duke nxjerrë para drejtësisë të pushtetshmit.

Sipas një studimi nga “Media Matters for America”Greene, një republikan nga Xhorxhia i mbështetur nga Trump, ka mbështetur në shumë raste teoritë e QAnon. Gjithashtu, ajo ka promovua teori të rreme në lidhje me pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat gjithashtu i besojnë shumë ithtarët e QAnon.

“Media Matters” zbuloi gjithashtu se Greene kishte postuar më herët teori të tjera të rreme mbi të shtënat në një shkollë në Parkland në vitin 2018, të shtënat në Las Vegas në vitin 2017, dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Në një postim në Facebook në prillin e vitit 2018, Greene iu përgjigj një postimi nga një person i cili e pyeste nëse ish-presidenti Barack Obama dhe ish-kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton mund të vareshin në litar për krimet e tyre.

Greene u përgjigj se “drejt asaj do shkohet, ne duhet të jemi të durueshëm”. Gjithashtu, Greene ka shënjestruar anëtarët myslimanë të Kongresit Amerikan, dhe ka promovuar një retorikë kundër hebrenjve. Vetë kongresmenia tha të enjten se filloi të besonte tek QAnon në fund të vitit 2017.

Ajo tha se u bë shumë e interesuar për të, por më vonë gjatë2018 u zhgënjye kur “filloi të zbulonte keq-informime në postimet e QAnon”.Ndërsa disa republikanë kanë denoncuar rolin e Greene në partinë e tyre, udhëheqësi i Partisë Republikane në Senat Mitch McConnell, tha të hënën se “gënjeshtrat e liga dhe teoritë e konspiracionit janë një tumor për partinë tonë”, ndërsa shumë të tjerë kanë zgjedhur të heshtin.

Por çfarë roli luajti QAnon në trazirat e Capitol Hill dhe në presidencën e Donald Trump?

Shumë njerëz që sulmuan godinën e parlamentit ishin mbështetës të QAnon, me shumë flamuj dhe simbole tëQAnon.

Një nga protestuesit që ra më shumë në sy, Jake Angeli, që u shfaq në sallën e Senatit, i veshur me një kapele leshtore me brirë bualli, dhe duke mbajtur një shtizë, ishte i njohur në qarqet Arizona QAnon me nofkën “QAnon Shaman”.

Angeli u akuzua për hyrje të dhunshme dhe sjellje jo etike në Capitol Hill. Që nga trazirat dhe përurimi i presidentit Joe Biden, grupet kërkimore që vëzhgojnë QAnon kanë dokumentuar disa largime, me mbështetësit që ndihen të zhgënjyer nga humbja e Trump.

“Nuk ka dyshim se disa ithtarë të QAnon janë larguar nga lëvizja pas përurimit të Presidentit Biden”-thotë Daniel Jones, presidenti i Advance Democracy.

Sidoqoftë, shton ai, ka ende adhurues të QAnon në platformat kryesore të mediave sociale, dhe këto llogari të QAnon vazhdojnë të promovojnë dhunën dhe teoritë e konspiracionit në lidhje me zgjedhjet, që vënë në dyshim legjitimitetin e presidencës Biden.

Sipas “Media Matters for America”, në presidencialet e vitit 2020, për në Kongresin Amerikan garuan 27 kandidatë që kishin mbështetur Qanon.

A është i rrezikshëm QAnon?Edhe para trazirave në Capitol Hill, ithtarët e tij kishin kryer akte dhune në botën reale, dhe kishin përhapur urrejtje në internet. Për shumë ekspertë, këto teori bëhen obsesive dhe mund ta dominojnë jetën e një njeriu.

Një raport i FBI në vitin 2019, i identifikoi teoritë e konspiracionit si një kërcënim ekstremist i brendshëm, ku përmendte specifikisht QAnon. Në qershor 2018, Matthew Wright, i motivuar nga besimi i tij në QAnon, bllokoi urën pranë Digës Huver me një automjet të blinduar të modifikuar vetë në shtëpi.

Më vonë, u shpall fajtor për kërcënime të natyrës terroriste, dhe u dënua me gati 8 tetë vjet burg. Anthony Comello, i akuzuar për vrasjen e Frank Cali, bosit të familjes mafioze Gambino, u ndikua nga gjuha e urrejtjes dhe teoritë e komplotit, tha avokati i tij. Ai u paraqit në gjykatë me shkronjën “Q” të shkruar në dorë. /Përktheu: Alket Goce-abc

Next Post
Historia e një sozie të Stalinit/ U detyrua të firmoste marrëveshjen që e ndalonte të fliste

Historia e një sozie të Stalinit/ U detyrua të firmoste marrëveshjen që e ndalonte të fliste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In