Mario Balotelli ka marrë një lajm shumë të keq dhe ajo lidhet me vdekjen e një njeriut të dashur.. Është ndarë nga jeta Francesco, babai që adoptoi në Brescia bashkë me nënën Silvia, që kur ishte i vogël. Sulmuesi i Liverpool-it është prekur rëndë nga kjo humbje dhe është mbyllur në heshtje bashkë me motrat dhe vëllezërit.
Ai u lind në vitin 1990 në Palermo nga prindër ganezë. Pak pasi u lind ai u transferua në Brescia bashkë me prindërit. I gjendur me shumë probleme për shëndetin e Marios dhe me shumë varfëri i ati Barwëuah, ua dorëzoi atë shërbimeve sociale kur Balo ishte vetëm 3 vjeç.
Në vitin 1993 ai u dha për birësim në familjen Balotelli në një provincë të Brescia, ku Francesco u përkujdes për të gjatë tërë kohës.