• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qafë Thanë/ Balluku: Të gjitha akset rrugore të hapura për qarkullimin e automjeteve, jemi në teren 24 orë

by Java News
29/01/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjitha akset rrugore të vendit po punohet për të garantuar qarkullimin pa problematika të të gjitha automjeteve, pavarësisht situatës së motit. Në terren janë të angazhuara një numër i madh mjetesh të rënda dhe punonjësish të cilat kanë bërë të mundur vijimin normal të qarkullimit në të gjitha akset nacionale.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ishin në Qafë Thanë ku ndoqën nga afër punën që po bëhet për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, pavarësisht reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Drejtori i ARRSH sqaroi se grupet e punës kanë qenë në terren në çdo moment për të përballuar situatën e krijuar si pasojë e motit të rënduar.

“Janë 1100 kilometra të cilat menaxhohen nga kontratat që kemi me Bankën Botërore. Kemi të angazhuara 116 borëpastruese. Mbi 380 mjete të tjera dhe 820 punonjës që punojnë përditë për mirëmbajtjen me efikasitet të të gjitha këtyre akseve dhe siç është reflektuar edhe në media gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi pasur akse të gjitha të hapura me përjashtim të zonave të veçanta ku kemi pasur nevojë për të lëvizur me zinxhirë, por vetëm për pak kilometra”, u shpreh Berberi.

Janë marrë të gjitha masat edhe për ditët në vijim për të siguruar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa problematike në të gjitha akset rrugore të vendit.

Ministrja Belinda Balluku vlerësoi punën e bërë deri më tani, ku pavarësisht reshjeve dhe temperaturave të ulëta, akset rrugore ishin të hapura për qytetarët dhe mbi të gjitha duke ofruar siguri rrugore.

“Jemi të përgatitur për gjithçka tjetër që do të sjellë ky dimër. Ja kemi dalë me sukses, Autoriteti Rrugor Shqiptar, të gjitha kompanitë që janë të lidhura me kontratë për mirëmbajtjet dimërore në të gjitha akset e Shqipërisë dhe sigurisht Policia Rrugore që na ka dhënë një suport mjaft të vyer. Të gjithë së bashku, në koordinim edhe me qytetarët, drejtues të automjeteve, që kanë marrë seriozisht thirrjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të gjitha njoftimet që ne kemi bërë, dy herë në ditë në të gjitha mediat dhe kemi një rezultat të mirë. Kemi kaluar një sfidë e cila me të vërtetë mund të kishte pasoja siç ka pasur dhe në vende të tjera. Unë dua t’ju falënderoj”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se të gjitha kompanitë vijojnë të jenë të terren me të gjitha kapacitetet e tyre për t’ju përgjigjur çdo situate. Falë punës së bërë, theksoi Balluku, për herë të parë gjatë këtij sezoni veror ishte e hapur për qarkullimin edhe rruga që të çon në Thethit duke bërë që shumë turistë të vizitojnë këtë zonë pavarësisht reshjeve me intensitet të lartë të dëborës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe drejtori i ARRSH-së, përsëritën apelin për drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën dhe njoftimet e autoriteteve./m.j

Next Post
Rama nxjerr pamjet nga Ekoparku në Durrës:‘Nga faqja e zezë e Shqipërisë u kthye në atraksion turistik’

Rama nxjerr pamjet nga Ekoparku në Durrës:‘Nga faqja e zezë e Shqipërisë u kthye në atraksion turistik’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In