Pasagjerët e lënduar në dy makinat janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe të Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht mësohet se mjeti me targa AA 671 JX që drejtohej nga shtetasi anglez Kelvin Aldus, 68 vjeç është përplasur me mjetin tip Wolsvagen me targa RKS 01241 FS, që drejtohej, Ida Tërnava, rreth 37 vjeç, banuese ne Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shtetasit gjeorgjiane, Otar Mgeladze, 32 vjeç dhe Joseb Mgeladze, 38 vjeç pasgjerë në mjetin me targa AA 671 JX, si dhe shtetaset Arta Haliti, 34 vjeç dhe Arife Veselaj, 34 vjeç banuese ne Prishtinë, pasagjerë në mjetin me targa Kosovë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.