Policia ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 210 kilogramë lënde narkotike kanabis sativa këtë të diel në pikën kufitare të Qafë- Botës.
Droga është gjendur në tavanin e një kamioni të tipit “DAF” me targë AA 026 AU, teksa drejtuesi i mjetit, tashmë i arrestuar, është shtetasi Neshat Çifligu nga Berati.
Policia po heton për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë trafik.