• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pyetjet e deputetëve për Dumanin dhe Çelën me gojë apo me shkrim? Debatet në Kuvend, a rrezikon të bllokohet seanca?

by Os De
27/10/2025 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e sotme parlamentare ku janë parashikuar të raportojnë pesë drejtues të institucioneve të pavarura dhe debati është rënë dakord të jetë mbi 12 orë, rrezikon sërish të prishet. 

Shkak është procedura që do të ndiqet për debatin mbi secilin raport të institucioneve të pavarura. 

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi tha se bazuar mbi manualin e raportimit të institucioneve në Kuvend, deputetët duhet të dorëzonin pyetjet deri para nisjes së seancës dhe më pas gjatë raportimit, drejtuesi i institucionit të pavarur lexon pyetjen dhe jep përgjigjen. 

Sipas Peleshit kjo është një praktikë e ndjekur që nga viti 2016, por e pazbatuar në dy vitet e fundit. 

Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. 

“Ka një rregull, pyetjet depozitohen përpara seancës. Edhe kur do t’i bësh pyetje kryeministrit, pyetjet depozitohen përpara dhe kryeministri lexon pyetjen që i ka dhënë deputeti. Keni 5 orë për të folur, ndoshta ai aty (Berisha) nuk do që ju të flisni. Është puna e tij”, tha Balla. 

Por sipas opozitës kjo është një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të prishur seancën parlamentare. 

“Kjo është një tallje me rregulloren dhe Kushtetutën dhe të drejtën e fjalës, por dhe tallje me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, se nuk janë as zëdhënës as sekretarë të deputetëve. Pse doni t’i hiqni të drejtën e pyetjeve deputetëve?”, tha Belind Këllicci. 

Për socialistët, fakti që deputetët e opozitës duan të bëjnë pyetje në seancë, është gjyq që ata duan ti bëjnë institucioneve të pavarura. 

“Pyetjet me gojë e vënë në vështirësi dhe i bëjnë presion prokurorit”, tha Toni Gogu. 

Ndërsa për Sali Berishën, si drejtuesit e institucioneve të pavarura dhe deputetët e maxhorancës janë mëkatarë dhe kanë rënë dakord që të mos lejohen pyetjet e deputetëve. 

Next Post
VIDEO/ ‘Do doja ta kisha në krahë dhe të jetë i lumtur’, mjeku Edi Tushe rrëfehet për herë të parë: Nga 2003 nuk kam më asnjë kontakt me djalin

VIDEO/ ‘Do doja ta kisha në krahë dhe të jetë i lumtur’, mjeku Edi Tushe rrëfehet për herë të parë: Nga 2003 nuk kam më asnjë kontakt me djalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In