• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Pyesni BE…”/ Kurti: Ata që e donin Asociacionin, e humbën shansin më 26 tetor, unë isha i gatshëm për nënshkrim

by Java News
27/12/2023 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Albin Kurti tha se liderët e BE-së dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e kishin rastin më 26 tetor që ta merrnin nënshkrimin e tij për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti tha në një konferencë për media se duhet të pyeten “ata atje” se “pse e humbën atë shans aq të mirë”. “Unë nuk mund të bëj më shumë sesa të nënshkruaj. Lapsin e kam në dorë, teksti është i dakorduar – thanë jo. Çka t’iu bëj tash? Çka me iu bë unë kur thonë jo ata? Duhet me u kthy me zëvendëskryeministren Gërvalla me u kujdes për qytetarët, sepse kemi shumë punë këtu”, tha ai, raporton Gazeta Express.

“Unë po ju them gjëra që ua kam thënë edhe më herët, sepse s’ka ndonjë gjë të re këtu që unë të kem përgjigje të reja. Më 26 tetor më është thënë që situata është urgjente, nuk po përfundon agresioni rus në Ukrainë, nisi edhe një luftë në Lindjen e Mesme, rrjedhimisht është çështje jetike, urgjente, normalizimi i marrëdhënieve. Meqë është ashtu, sonte po e nënshkruajmë. Por ka renditje të dokumenteve për nga rëndësia dhe kronologjia: marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe draft-statuti për të cilin unë dy ditë më herët i kisha dërguar vërejtjet e mia”, tha Kurti.

“Ajo ishte një shancë e madhe. Ata që në Bashkimin Europian ishin shumë të interesuar, për shembull, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përkatësisht për draft-statutin e propozuar, e patën shansin. Presidenti i Serbisë që vazhdimisht e përmend Asociacionin, e pati shansin. Por nuk u bë për mungesë të gatishmërisë sime, andaj nuk ka kuptim të vazhdoni të më pyesni mua edhe më shumë.

Pra, duhet të pyeten ata atje pse e humbën atë shans aq të mirë. Unë që isha i gatshëm për nënshkrim, tash a jam serioz? Po ku ka më serioz sesa të thuash eja nënshkruajmë sonte. Më seriozitet se kaq në marrëdhënie ndërkombëtare dhe për marrëveshje ndërkombëtare, nuk ka. Aty joserioziteti i doli palës serbe, që nuk nënshkruan”, shtoi kryeministri.

Kurti tha se “Serbia është tërhequr nga marrëveshja bazike” dhe se kjo është “pengesë kapitale për normalizim”.

Ai tha se në mars, kur ishte marrë vesh me Vuçiqin për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, kishte propozuar që ta shkruante vetë draft-statutin e Asociacionin, por s’ishte lejuar.

“Më 18 mars, unë kam propozuar që ta shkruajë draft-statutin me tri principe, por m’u tha jo. Ajo ishte koha kur thuhej që të dyja palët duhet të pajtohen”, tha ai.

Kurti më 26 tetor ishte shprehur i gatshëm të nënshkruante për themelimin e Asociacionit sipas propozimit që ndërkombëtarët ia kishin sjellë paraprakisht atë muaj.

Ai ka treguar më herët se në takimin me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emmanuel Macron e kryeministren e Italisë, Georgia Meloni atë natë, ata i kishin folur për “urgjencën e kësaj çështjeje”./m.j

Next Post
Gjykata Kushtetuese rrëzon Dhomën e Avokatisë dhe Helsinkin për Hartën e re Gjyqësore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Dhomën e Avokatisë dhe Helsinkin për Hartën e re Gjyqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In