“Pyes veten se si është të vrasësh dikë pa dashje”. Kështu shkruante aktori i njohur Alec Baldwin, në një postim të tij në twitter, vite më parë.
Statusi i referohej një ngjarjeje të ndodhur në Hungtingon, në shtator të 2017, kur policia qëlloi qëlloi për vdekje një të dyshuar.
Për ironi të fatit, aktori përgjigjen për pyetjen 4 vite më parë, e ka marrë sot, kur aksidentalisht në shesh xhirim qëlloi për vdekje drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins si edhe plagosi regjisorin dhe skenaristin Joel Souz të filmit të tij të ri “Rust”.
Halyna vdiq nga një plagë me armë zjarri, të cilën e mori pasi u qëllua në një kishë të improvizuar në shesh. Sakaq policia në deklaratë tha se është shumë herët për të thënë se çfarë lloj ngjarje ishte dhe ata nuk e përdorën termin “aksident”, duke ia lënë hetuesve.
I wonder how it must feel to wrongfully kill someone…https://t.co/WE6QsAAXGI
— AlecBaldwin (@AlecBaldwln____) September 23, 2017
g.kosovari