Presidenti Vladimir Putin autorizoi sot zyrtarisht shitjen nga ana e operatorëve turistikë rusë të udhëtimeve drejt Turqisë, të ndaluara që prej nëntorit kur një bombardues rus ishte rrëzuar nga dy F-16 turq në kufirin sirian.
“Putini ka firmosur një dekret që përcakton se ndalimi i shtjes nga ana e operatorëve turistikë rusë ndaj qytetarëve rusë të programeve turistike që parashikojnë një vizitë në territorin turk është bërë i pavlefshëm”, njoftoi kremlini në një komunikatë.
“Presidenti rus ka ngarkuar nga ana tjetër qeverinë të marrë masa që synojnë heqjen e ndalimit të fluturimeve çarter mes Rusisë dhe Turqisë”, sipas kësaj komunikate. (java / r.a)