• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin udhëton me një pajisje manipuluese, kudo ku ai shkon çorientohet GPS

by Java News
05/04/2019 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup studiuesish në një institut me qendër në Uashington kanë vënë re se një gjë e çuditshme ndodh sa herë që presidenti rus, Vladimir Putin, i afrohet një porti: GPS-i i anijeve të ankoruara atje çorientohet, duke i lokalizuar ato milje larg, në pistat e aeroporteve aty pranë.

Sipas një raporti të ri të ekspertëve të sigurisë me grupin C4ADS, kjo ndodh sepse Putin udhëton me një pajisje manipuluese dhe, për më tepër, se Rusia po i manipulon sistemet globale të navigimit në një shkallë shumë më të madhe nga sa dihej deri tani.

“Rusia vazhdon të veprojë si pioniere në këtë hapësirë, duke shprehur gatishmërinë e saj për të vendosur jo vetëm këto aftësi në mbrojtjen e VIP-ve dhe mjediseve të rëndësishme strategjike, por edhe për t’i përdorur këto teknika për të promovimin e sipërmarrjeve të saj në kufijtë me Sirinë dhe kufijtë evropianë të Rusisë”, thuhet në raportin e cituar nga Foreign Policy.

Si pjesë e përpjekjes së Kremlinit për të minuar përparësinë ushtarake të Perëndimit në armatim preciz, ushtria ruse ka bërë investime masive në elektronikë, duke rritur ndjeshëm aftësinë e saj për të bllokuar komunikimet e rivalëve.

“Armët e zgjuara kanë nevojë për njerëz të mençur që u thonë gjëra të zgjuara. Ato kanë nevojë për koordinimin e pozicionimit. Ato kanë nevojë për sisteme navigimi”, thotë Michael Kofman, një ekspert ushtarak rus në CNA, një organizatë kërkimore. “Ritmi i operacioneve kërkon qasje të vazhdueshme në të dhëna në kohë reale” dhe ushtria ruse beson se lufta elektronike “është pjesë e përgjigjes ndaj dominimit të SHBA-ve në armët precize dhe sulmet në hapësirën ajrore”.

Rusia ka qenë pioniere e këtyre teknologjive në Ukrainë dhe Siri, ku ka neutralizuar radio, GPS dhe sinjale radare. Në Siri, komandantët e SHBA janë ankuar për një “mjedis agresiv të luftës elektronike” dhe ushtria amerikane po bën tani lëvizje për të përmirësuar aftësitë e saj në këtë aspekt.

Truprojat e Putinit e përdorin pajisjen me qëllim parandalimin e ndonjë atentati të mundshëm nga ajri. Pajisja që manipulon GPS-in fokusohet te sinjalet civile të këtij të fundit dhe i jep marrësit koordinata të rreme për aeroportet lokale. Ai zgjedh koordinatat e aeroporteve lokale, sepse avionët komercialë zakonisht janë të paraprogramuar me mekanizma sigurie që i bëjnë ato të ulen automatikisht ose të çaktivizohen kur hyjnë në hapësirën ajrore të një aeroporti.

Në teori, dronët që i afrohen Putinit do të fiken ose të ulen automatikisht, kur hyjnë në rrezen e veprimit të pajisjes. Frika nga një atentat me dron nuk është e pabazë. Vitin e kaluar, presidenti venezuelian, Nicolás Maduro, i mbijetoi një përpjekjeje për ta ekzekutuar përmes dronëve.

Jo vetëm aty ku është Putin

Duke shqyrtuar të dhënat e vendndodhjeve detare, të cilat janë në dispozicion të publikut, kërkuesit e institutit C4ADS dhanë vlerësimin e parë të ndikimit të përhapur të manipulimit rus. Në mes të shkurtit 2016 dhe nëntorit 2018, C4ADS regjistroi 9 883 raste të ngjashme që përfshijnë 1 311 anije, çka do të thotë se ky manipulim teknologjik është edhe më i përhapur sesa mendohej më parë.

“Sfida me luftën elektronike është që ju nuk mund ta matni atë”, thotë Kofman.

Ky numër përfaqëson një shifër minimale për numrin e incidenteve të manipulimit të, pasi ai reflekton vetëm një lloj të sistemeve të prekura. Raporti i hartuar nga C4ADS fokusohet në sinjale GPS detare për shkak të disponueshmërisë së tyre të lehtë dhe sisteme të tjera civile që nuk transmetojnë vendndodhjen e tyre publikisht do të ndikohen gjithashtu.

Vendet e prekura nga ky manipulim dhe të dokumentuara nga C4ADS përfshijnë zona përreth Krimesë, Shën Petersburg, Moskë, në zonën lindore të Vladivostok, dhe rreth bazave ushtarake ruse në Siri. /TVT

g.kosovari

Next Post
A do e mbledhë Meta, Këshillin e Sigurisë Kombëtare për rrezikun rus?

Stinë e mërzitshme protestash opozitare në qytet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks i lartë urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

Fluks i lartë urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

January 31, 2026
75 metra i lartë/ Trump paralajmëron ndërtimin e ‘Harkut të Pavarësisë’ në Washington. Reagojnë ekspertët

75 metra i lartë/ Trump paralajmëron ndërtimin e ‘Harkut të Pavarësisë’ në Washington. Reagojnë ekspertët

January 31, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

Nga 800 mijë të djathtë politikisht, vetëm 400 mijë votojnë për PD-në aktualisht…

January 31, 2026
“Po mbahen të fshehura 2.5 mln dokumente”, demokratët amerikanë: S’janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein

“Po mbahen të fshehura 2.5 mln dokumente”, demokratët amerikanë: S’janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein

January 31, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

January 31, 2026
Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

January 31, 2026
Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

January 31, 2026
Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

January 31, 2026
Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

January 31, 2026
Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In