• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin siguron mandatin e 4-t me rreth 70 % të votave, parregullsi të shumta

by A R
19/03/2018 07:47
Russian Prime Minister Vladimir Putin adjusts his sunglasses as he watches an air show during MAKS-2011, the International Aviation and Space Show, in Zhukovsky, outside Moscow, on August 17, 2011.

Russian Prime Minister Vladimir Putin adjusts his sunglasses as he watches an air show during MAKS-2011, the International Aviation and Space Show, in Zhukovsky, outside Moscow, on August 17, 2011.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Rusi u mbajtën zgjedhjet presidenciale ku Vladimir Putin fitoi edhe një mandat. Por njoftohet për parregullsi dhe manipulime të shumta.

Në prognozat e para, të bëra publike menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, thuhet se Vladimir Putin ka fituar rreth 70 % të votave, në zgjedhjet presidenciale në Rusi. Por shumë vëzhgues thonë se në zgjedhje ka pasur parregullësi të shumta, në shumë rajone.

Rrjeti kompjuterik i Komisionit Qendror Zgjedhor në Rusi është përballur në ditën e zgjedhjeve presidenciale me sulme nga të paktën 15 vende të ndryshme. Kështu u shpreh kryetari i Komisionit Ella Pamfilov në Moskë. Serverët tanë janë vërshuar nga sulme të shumta. “Sulmet kanë ardhur nga 15 vende të ndryshme”, tha Pamfilov. Burimet ruse thonë se janë sulmuar edhe mediat ruse dhe jo vetëm Komisioni.

Presione dhe manipulime
Opozita ruse dhe organizatat joqeveritare pohojnë se gjatë votimeve janë vërejtur parregullësi të shumta, presione dhe manipulime. OJQ Golos ka njoftuar deri në mesditë për 1800 parregullësi. Në veçanti shqetësuese janë sipas Golos informacionet për presione ndaj studentëve në universitete. Gazeta liberale “Novaja Gaseta” njofton se studentët në shumë qytete janë kërcënuar se do të kenë probleme me provime në qoftë se nuk dalin në zgjedhje. Presione ka pasur edhe në sipërmarrjet e shtetit.

Vëzhguesit e Navalnit
Mbështetësit e kritikut ndaj Kremlinit, Alexej Navalny, i cili nuk është lejuar të marrë pjesë në zgjedhje, kanë dërguar në vendvotime rreth 33.000 vëzhgues. Ata raportojnë për shumë parregullsi, në veçanti në Moskë dhe afërsi të Shën Petersburgut si dhe në Ural. Simpatizantët e Navalnit kanë botuar edhe video në internet me të cilat dëshmojnë parregullsitë.

Burimet ruse njoftojnë se në këto zgjedhje janë vëzhguar nga rreth 1300 vëzhgues të huaj. Vetëm OSBE ka dërguar atje rreth 600 vëzhgues. OSBE do të paraqesë rezultatet e vëzhgimit të hënën.

Më shumë se 107 milionë zgjedhës në Rusi janë ftuar të votojnë presidentin e ri. Në të gjitha sondazhet thuhej se Vladimir Putin do të fitojë edhe një mandat të ri, që ia siguroi atij mbetjen në pushtet deri në vitin 2024. Shtatë kundërshtarët e Putinit në këto zgjedhje nuk kishin kurrfarë shansi për fitore. Navalni konsiderohej si kundërshtari i vetëm serioz, por ai nuk u lejua të marrë pjesë në zgjedhje./dw/a.m.

Next Post
Matura 2017/ Dalin notat e provimit të matematikës (LISTA)

Matura shtetërore, bllokohen aplikimet për provimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In