• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Putin s’është aq i çmendur sa të përdorë armë bërthamore”/ ‘The Times’: Po luan me kartën e fundit kundër Perëndimit

by Java News
08/03/2022 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërcënimi i luftës bërthamore nuk duhet ta ndalë Perëndimin të mbështesë Ukrainën, sepse presidenti Putin është ende mjaftueshëm racional për të mos përdorur armë bërthamore, ka pohuar një ish-ministër i Jashtëm rus.

Andrei Kozyrev, i cili shërbeu si ministër i jashtëm në kohën e Presidentit Yeltsin në vitet 1990, argumentoi në një analizë të postuar në Twitter, se pushtimi i Putinit ishte imoral, por jo irracional.
“Kërcënimi i luftës bërthamore është një shembull tjetër i racionalitetit të tij,” tha ai. “Kremlini e di se mund të përpiqet të nxjerrë lëshime, qoftë nga Ukraina apo Perëndimi, duke pwrdorur kartën e fundit të mbetur në kuvertë: armët bërthamore.

“Unë besoj fuqishëm se ai nuk do të përdorë qëllimisht armë bërthamore kundër Perëndimit. E them qëllimisht, sepse granatimet pa dallim pranë një centrali bërthamor mund të shkaktojnë një katastrofë të paqëllimshme bërthamore në Ukrainë.”

Ish-diplomatit, 70-vjeçar, i njihet merita për formësimin e politikës së jashtme të Rusisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Kritikët e tij argumentojnë se ai nuk arriti t’i rezistojë zgjerimit të NATO-s dhe bombardimeve të aleancës ndaj serbëve të Bosnjës gjatë luftës së Bosnjës 1992-95. Ai tani jeton në Miami.

Kozyrev tha se ai besonte se Putini kishte pushtuar Ukrainën bazuar në tre supozime të gabuara: se Perëndimi qëndron pas revolucionit të Ukrainës 2013-14 kundër presidentit pro-Kremlinit Viktor Janukoviç; se fondet e alokuara për modernizimin e ushtrisë ruse ishin shpenzuar mirë; dhe se Perëndimi ishte bërë i dobët. Kjo e fundit u ilustrua nga përgjigja e SHBA-së ndaj aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014 dhe luftës civile në rajonin e Donbasit, më pas tërheqjes kaotike të SHBA-së nga Afganistani, pretendoi ai.

“Nëse besoni se të treja më sipër janë të vërteta dhe qëllimi juaj është të rivendosni lavdinë e Perandorisë Ruse, atëherë është krejtësisht racionale të pushtoni Ukrainën. Ai llogariti gabim për të treja, por kjo nuk e bën atë të çmendur; thjesht e gabuar dhe imorale”, tha ai.

Ai shtoi se korrupsioni endemik kishte bërë që ushtria ruse të kishte performancë të dobët në Ukrainë, me forcat më të mëdha të Kievit që bënë rezistencë të ashpër dhe penguan Kremlinin të kapte objektivat kryesore, 12 ditë pas fushatës ushtarake.

“Kremlini kaloi 20 vitet e fundit duke u përpjekur të modernizojë ushtrinë e tij. Pjesa më e madhe e atij buxheti u vodh dhe u shpenzua në mega-jahte në Qipro, por si këshilltar ushtarak nuk mund t’ia raportosh këtë presidentit. Kështu që ata i raportuan atij gënjeshtra. Ushtria e Potemkinit”, tha ai, duke iu referuar fshatrave të rreme që thuhet se janë ndërtuar nga i preferuari i oborrit Grigory Potemkin, si guvernator i përgjithshëm i provincave jugore të Rusisë, për t’i bërë përshtypje Katerinës së Madhe gjatë udhëtimit të saj në Krime në 1787.

“Përfundimi këtu është se Perëndimi nuk duhet të pajtohet me ndonjë lëshim të njëanshëm ose të kufizojë shumë mbështetjen e tij ndaj Ukrainës nga frika e luftës bërthamore.”/ The Times. Përktheu BalkanWeb

Next Post
“Të bëhet bileta 80 lekë”/ Çmimi i naftës përgjysmon urbanët në Tiranë, reagon Shoqata e Transportit: Ne jemi të varur nga…

"Të bëhet bileta 80 lekë"/ Çmimi i naftës përgjysmon urbanët në Tiranë, reagon Shoqata e Transportit: Ne jemi të varur nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In