Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë një tjetër gafë sot. Kur u pyet nga gazetarët për pushtimin rus, ai ka ngatërruar luftën në Ukrainë me atë në Irak.
“Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak. Ai po e humb luftën në shtëpi dhe është bërë paksa i pafavorshëm në mbarë botën. Dhe nuk është vetëm NATO. Nuk është vetëm Bashkimi Evropian. Është Japonia. Janë, ju e dini, 40 kombe”, tha Biden duke iu referuar opozitës kundër Putinit.
Në fillim të këtij muaji, Biden i hutoi dëgjuesit kur përfundoi një fjalim para avokatëve të kontrollit të armëve duke thirrur: “Zoti e ruajtë Mbretëreshën”.