• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin përdori për herë të parë fjalën “luftë” për Ukrainën, thyen ligjin e miratuar prej vetë atij

by Java News
23/12/2022 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E vështirë të besohet, por Vladimir Putin duket se ka shkelur ligjet e shtetit Rus. Gjatë një fjalimi, presidenti përdori fjalën “luftë” për t’iu referuar konfliktit në Ukrainë, hera e parë që ai devijon publikisht nga përshkrimi i tij i hartuar me kujdes i tentativës për pushtim si një “operacion special ushtarak”, 10 muaj pasi e nisi atë.

“Dëshirojmë t’i japim fund kësaj lufte”, ishte fjalia e thënë nga shefi I Kremlinit për gazetarët në Moskë gjatë të enjtes. Kritikët e Putin thonë se përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar konfliktin në Ukrainë ka qenë efektivisht i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus nënshkroi një dekret censurimi që e bën krim shpërndarjen e informacionit “të rremë” rreth operacionit special ushtarak, me një denim që shkon deri në 15 vjet burg për cilindo të dënuar.

Përdorimi i fjalës së ndaluar nga Putin nuk kaloi pa u vënë re. Nikita Yuferev, një ligjvënës komunal nga Shën Petersburg, njoftoi se ai u kishte kërkuar autoriteteve ruse të ndjekin penalisht Putinin për “përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë”. “Disa mijëra njerëz tashmë janë dënuar për fjalë të tilla për luftën”, shkruan politikani. Një zyrtar amerikan I tha CNN se vlerësimi fillestar është fjalia e Putinit nuk ishte e qëllimshme, por mund t’i ketë shpëtuar goja.

Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se administrata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, po finalizon një “formulë paqeje” me 10 pika, që u përmend fillimisht në samitin e G20-ës. Wall Street Journal shkruan se propozimi do të bëhet publik më 24 shkurt të vitit të ardhshëm, kur bëhen 1 vit që kur nisi lufta. Kievi shpreson në fitore të tjera në betejë për të forcuar pozitën negociuese për paqen. Sekretari amerikan I shtetit, Antony Blinken, konfirmoi se ka diskutuar me kolegët e G7-ës lidhur me një propozim paqeje pas vizitës së Zelenskit në Uashington.

/s.f

 

Next Post
Banka Credins: Kemi rënë pre e një sulmi kibernetik, asetet e klientëve janë të sigurta dhe të paprekura

Banka Credins: Kemi rënë pre e një sulmi kibernetik, asetet e klientëve janë të sigurta dhe të paprekura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

March 17, 2026
Raportuesi për Serbinë në PE: Procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur, reformat janë ngadalësuar ndjeshëm

Raportuesi për Serbinë në PE: Procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur, reformat janë ngadalësuar ndjeshëm

March 17, 2026
Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

March 17, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

March 17, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!

March 17, 2026
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

March 17, 2026
24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

March 17, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Kjo është lufta jonë

March 17, 2026
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

March 17, 2026
Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In