Presidenti rus, Vladimir Putin do të udhëtojë drejt Francës më 19 tetor ku do të takohet me homologun francez, François Hollande.
Në fokus të bisedimeve do të jetë konflikti në Siri dhe kriza ukrainase, njoftoi kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.
“Kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë”, deklaroi Lavrov në nisje të takimit me ministrin francez të Punëve të Jashtme, Jean-Marc Ayrault, citohet Express. (b.an)