Kancelari gjerman, Olaf Solz njoftoi krijimin e një fondi prej 100 miliardë euro investime në sektorin e mbrojtjes.
Ai ka theksuar se në këtë situatë të vështirë, Gjermania do të jetë në mbrojtje të Ukrainës.
“Ne duhet të mbështesim Ukrainën në kohën e saj të nevojës”, tha ai pas një takimi të posaçëm të Bundestagut.
Referuar dërgesës së armëve në Ukrainë, kancelari gjerman sqaroi se nuk kishte tjetër alternativë.











