• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Intervista/ Putin ndryshoi pas vrasjes së Gedafit. Krimea dhe sulmi ndaj Kiev, me paralele nga Kosova

by Java News
18/03/2022 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politologu i njohur bullgar Ivan Krastev, është një vëzhgues shumë i mprehtë i Vladimir Putinit. Në një intervistë për “Der Spiegel”, studiuesi i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë, flet për izolimin e presidentit rus, kuptimin e shtrembëruar që ai ka mbi historinë e Rusisë, dhe si është shndërruar në një peng të retorikës së tij.

Krastev, a keni qenë ndonjëherë në Kremlin?

Jo, por e kam takuar Vladimir Putinin në Soçi, në kuadër të një konference ndërkombëtaremenjëherë pas aneksimit të Krimesë. Ai shtroi një darkë, ku merrte pjesë edhe një kolegu im amerikan, por edhe kancelarja austriake dhe ministrat e jashtëm të Francës dhe Izraelit. Putin foli për shovinizmin dhe hipokrizinë e Perëndimit. Ai tha se njerëzit nuk e kuptonin që Krimea është sipas tij ruse. Janë të njëjtat argumente që po dëgjojmë edhe sot. Por atëherë Putini nuk e kishte këtë lloj Mesianizmi.

Pse po shfaqet tani?

Kur je në pushtet prej 20 vjetësh në një shtet autoritar, askush nuk guxon të të kundërshtojë më. Ti ke krijuar një sistem personal, je në fakt vetë sistemi. Dhe as mund ta imagjinosh që dikush mund të jetë pasardhësi juaj i duhur. Pra, të gjitha problemet duhet t’i zgjidhësh vetë për sa kohë je gjallë. Për Putinin, Rusia ka pushuar prej kohësh së qeni një vend në kuptimin standard. Ajo është një lloj trupi historik 1000-vjeçar.

Çfarë përshtypje ju la Putin në atë takim?

Shumë inteligjent, i shpejtë në të folur, i drejtpërdrejtë, konfrontues. Sarkastik kur flet me dikë që vjen nga Perëndimi. Por janë detajet e vogla, ato që zbulojnë më shumë për njerëzit. Ai foli për situatën në Donbas si një agjent i shërbimit të huaj, që e di se sa njerëz jetojnë në çdo fshat, dhe si është situata në secilin prej tyre.

Hipokrizia sipas tij e Perëndimit, është bërë një fiksim personal, dhe kjo reflektohet në gjithçka që bën qeveria ruse. A e dini se në pjesë të deklaratës së tij për aneksimin e Krimesë, ai ka kopjuar pjesë të tëra nga deklarata e pavarësisë së Kosovës, e cila u mbështet nga Perëndimi? Apo që sulmi në Kiev filloi me shkatërrimin e kullës televizive, ashtu siç NATO sulmoi kullën televizive në Beograd në vitin 1999?

Pse i bën gjëra të tilla?

Pasi do që na japë një leksion. Dëshiron të na thotë:Unë kam mësuar nga ju. Në atë mbrëmje në Soçi, ai shprehu zemërimin pse aneksimi i Krimesë u krahasua me atë të Sudeteve nga Hitleri në vitin 1938. Putini jeton në analogjitë dhe metaforat historike që ka krijuar vetë.

Ata që janë armiq së përjetshëm të Rusisë duhet të jenë nazistë. Kështu, ai nxitoi taportretizojë si gjenocid luftën në Donbas. Mbivlerësimet e Putinit u bënë aq ekstreme, sa që nuk kishin më asnjë lidhje me realitetin. Ai është bërë peng i retorikës së tij.

Ju nuk besoni se ai po vepron tani në mënyrë racionale?

Thuhet se Putini e ka parë për disa orë në televizion fundin e Gadafit. Dhe vendimi i tij për të rimarrë postin e presidentit nga Medvedev, që fillimisht nuk ishte pjesë e planit, ishte një reagim ndaj asaj ngjarjeje, pasi ai nuk donte të kishte të njëjtin fund si Gadafi, i ekzekutuar nga njerëzit e tij.

Është e mundur të negociohet me njerëz cinikë, llogaritës, pasi ata e dinë se mund të përfitojnë nga çdo bisedim. Por teksa është plakur Putin, duket se është bërë shumë radikal,dhe kjo ndoshta është përshpejtuar gjatë izolimit të tij për shkak të Covid-19. Ai ndodhet në një mision, dhe shmangia e rrezikut nuk është më një mundësi për të.

Kjo mund të tingëllojë shumë psikologjike, por ai është pjesë e brezit të fundit sovjetik. Puna e tij si agjent i KGB-së ishte ajo e mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik. Por ai dhe agjentët e tij nuk ishin në gjendje ta mbronin atë. Bashkimi Sovjetik u shemb brenda natës pa luftë, pa pushtim. Putin dhe KGB nuk e kuptuan se çfarë ndodhi. Ata dështuan. Unë mendoj se ai bart një ndjenjë të fortë faji.

A është presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy një lloj anti-Putin?

Putini mishëron Rusinë. Por në Ukrainë, nuk ka pasur kurrë një njeri që e mishëron këtë vend. Tani, Zelenskyy është duke qëndruar në Kiev dhe po thotë:Ne jemi këtu, do ta mbrojmë Kievin, dhe do të jemi fitimtarë, pasi jemi në anën e duhur. Në fakt miti i Bashkimit Sovjetik dhe i luftës heroike kundër nazistëve nuk po mishërohet nga Putin, por nga Zelenskyy.

A besoni se populli rus e mbështet pushtimin, ashtu siç bëri aneksimin e Krimesë?

Shumë rusëve nuk u pëlqen ajo që po ndodh, dhe këta nuk janë domosdoshmërisht fansa të Putinit. Ata janë njerëz që vuajnë nga korrupsioni dhe shtypja e tij, por që deri tani kanë heshtur, sepse situata është ajo që është, dhe ka qenë kështu gjithmonë.

Por ne duhet të jemi të sinqertë:edhe këta rusë nuk kanë qenë gjithnjë të kënaqur me mënyrën se si janë trajtuar nga Perëndimi. Dhe ata nuk do të ishin të lumtur nëse Ukraina do të anëtarësohej në NATO. E tillë është Rusia. Por kjo nuk është një luftë e rusëve, kjo është lufta e Putinit.

A është Putin kaq i izoluar, saqë mund të shtypë i vetëm butonin e armëve bërthamore?

Izolimi i tij mund ta çojë atë në çdo gjë. Nga ana tjetër, situata është aq sfiduese sa ai mund të ndjekë “Strategjinë e të Çmendurit”, që ndoqi dikur presidenti amerikan Richard Nixon.

Analistët thonë se Putini është i befasuar që planet e tij nuk funksionuan siç mendonte…

Sepse ukrainasit po mbrohen dhe Zelenskyy qëndroi në Kiev. Putini duhet të kuptojë se vetëm vrasja e Zelenskyy nuk do t’i japë fund rezistencës. Ukrainasit e zakonshëm nëpërfshatra po përballen me ushtarë rusë dhe po u bërtasin:Kthehuni në vendin tuaj! Ç’bëni këtu? Ushtarët nuk kanë asnjë përgjigje.

Edhe sanksionet do ta kenë befasuar shumë. Imazhi i Putinit për Perëndimin është ai i një lloj karikature. Gjendja e Perëndimit i kujton ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik. Ai thotë”Ne na ndodhi gjëma, tani është radha e tyre!”. Putin mendoi se Evropa do të përpiqej të shmangte vendimet e vështira. Por sanksionet ndryshuan gjithçka. Ato po e ndryshojnë jetën e përditshme të shtresës së mesme ruse.

Si do të rrëzohet Putin? Rusët nuk njihen si një popull shumë rebel…

Njerëzit vdesin. Kjo vlen edhe për Putinin. Ndryshimet do të jenë aq domethënëse, saqëregjimit do t’i duhet të ndryshojë për të mbijetuar, ashtu siç do të ndodhë edhe në Evropë. Ekonomia jonë do të ndryshojë, ashtu si dhe kuptimi ynë mbi lirinë dhe demokracinë.

Next Post
Arrestohet punonjësi i policisë, nxiti të miturin që të kryente vjedhje

Kultivuan kanabis në një serë, arrestohen babë e bir, Policia sekuestron 2600 fidanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

January 5, 2026

SONDAZHI / Partitë e mëdha në rënie, por PS mbetet maxhorancë! 24 % do të votonin një parti të re

January 5, 2026
“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

January 5, 2026
Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

January 5, 2026
“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

January 5, 2026
“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

January 5, 2026
Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

January 5, 2026
Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In