Rusia ka vendosur sanksione kundër 29 zyrtarëve, biznesmenëve dhe gazetarëve amerikanë, duke përfshirë zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe CEO të Meta, Mark Zuckerberg.
Sanksione të tjera u vendosën ndaj 61 shtetasve kanadezë.
Ministria e Jashtme ruse tha se këto sanksione të cilat i ndalojnë fluturimin drejt Rusisë personave në listën e zezë, do të mbeten në fuqi “në përjetësi.”
Në listë përfshihen gjithashtu zyrtarët të lartë të Pentagonit. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Moskës, cituar nga TASS.
/b.h