• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin: Me këshilltarin e Trump ishim në një tavolinë, por nuk shkëmbyem asnjë fjalë

by A R
05/06/2017 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mohuar edhe njëherë spekulimet se ai ka patur kontakte me ish-këshilltarin e Presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Flyn, duke u shprehur se ndonëse kishin qënë të ulur në një tavolinë gjatë një eventi të zhvilluar dy vite më parë, nuk shkëmbyen asnjë fjalë me njëri tjetrin.

Lideri i Kremlinit ka sqaruar se fotografia që ka qarkulluar masivisht në mediat ndërkombëtare është shkrepur në vitin 2015, gjatë një eventi të organizuar nga Russia Today, një media kjo e sponsorizuar nga Moska.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë së fundmi për NBC Nevvs, Putin thekson se e kishte marrë vesh se kush ishte personi me të cilin ishte ulur pranë, vetëm kur u largua nga salla.

“Kur erdha për të marrë pjesë në eventin e kompanisë Russia today, u ula në tavolinë dhe kisha afër një xhentëllmen. Unë u ngrita të mbaja fjalimin, fola për disa gjëra të tjera, pastaj u ngrita nga tavolina dhe u largova. Më pas, më komunikuan se xhentëllmeni në fjalë ishte nga Shtetet e Bashkuara dhe se ishte i përfshirë në disa gjëra. Më thanë se kishte qënë pjesë e shërbimeve të sigurisë. Kaq ishte. Unë nuk fola mëm e të. Kjo është gjithcka sa i përket kontaktit tim me Michael Flynn.”

Në këtë mënyrë Putin ka hedhur edhe njëherë poshtë akuzat e shumta që kanë ardhur nga mediat amerikane për lidhje të dyshuara mes adminsitratës Trump dhe Moskës.

Megjithatë, autoritetet amerikane kanë arritur të provojnë se Michael Flynn ka patur më herët kontakte me ambasadorin e Rusisë në ShBA, Sergei Kislyak.

Për këtë arsye, ish-këshilltari i Presidentit për Sigurinë Kombëtare, u tërhoq nga detyra e tij disa muaj më parë. /b.d

Next Post
Real Madrid bën një festë të çmendur në Bernabeu

Real Madrid bën një festë të çmendur në Bernabeu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In