Kryetari turk Rexhep Taip Erdogan ka shfaqur keqardhje pse shefi i shtetit rus Vladimir Putin nuk i është përgjigjur ftesës së tij telefonike pasi ushtria turke rrëzoi avionin ushtarak rus.
“Pas kësaj ngjarjeje e kam ftuar zotin Putin, por ai deri më tash nuk më është përgjigjur”, ka thënë Erdogan për televizionin francez France 24, transmeton koha.net. “Po më vjen keq që Putin nuk po u përgjigjet thirrjeve të mia”, citon ky televizion të ketë thënë Erdogan.
Turqia ka rrëzuar avionin rus SU 24 të martën e kësaj jave në kufirin turko- sirian.