• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin i shpërndau/ Komandon mbi 50 mijë ushtarë në favor të agresionit rus, grupi Wagner pritet të mos luftojë më në Ukrainë

by Java News
29/06/2023 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefit të mercenarëve rus, Yevgeny Prigozhin, i është thënë se grupi i tij Wagner që përbëhet nga mercenarë nuk do të luftojë më në Ukrainë pasi ai refuzoi të nënshkruante kontrata për të vënë mercenarët e tij nën ndikimin e Ministrisë së Mbrojtjes, tha një ligjvënës i lartë të enjten.

Gjeneralkoloneli, Andrei Kartapolov, një ligjvënës me ndikim që kryeson komitetin e mbrojtjes të dhomës së ulët të parlamentit rus, tha se shkas për kryengritjen e së shtunës ishte mosmarrëveshja e Prigozhinit me një kërkesë nga ministria e mbrojtjes që grupi i tij mercenar të nënshkruante kontrata.

“Siç e dini, disa ditë para përpjekjes për kryengritje, ministria e mbrojtjes tha se të gjitha formacionet që kryejnë detyra luftarake duhet të nënshkruajnë kontrata me ministrinë e mbrojtjes”, deklaroi Kartapolov.

“Të gjithë filluan ta zbatojnë këtë vendim… të gjithë përveç zotit Prigozhinit”, tha ai.

Prigozhin tha më 11 qershor se luftëtarët e tij nuk do të nënshkruajnë asnjë kontratë me Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke shtuar se ai nuk ishte në gjendje të menaxhonte njësitë ushtarake, raporton Reuters.

Kartapolov tha se pas refuzimit të Prigozhinit për të nënshkruar kontratat, atij i ishte thënë se mercenarët e tij nuk do të luftojnë më në Ukrainë dhe kështu nuk do të marrin para nga shteti.

Si rezultat, ligjvënësi tha se Prigozhin ka kryer tradhti për shkak të “ambicieve të tepruara”, parave dhe asaj që ai e quajti “gjendje entuziazmi”. Javën e kaluar grupi privat i mercenarëve, Wagner, u rebelua dhe fillimisht u tha se nisi një marshim të trupave të tij drejt Moskës. Prigozhin, tha se qëllimi i marshimit të trupave të tij drejt Moskës ishte për të shpëtuar kompaninë e tij dhe jo një përpjekje për të rrëzuar Qeverinë ruse. Tërheqja ndodhi pas ndërhyrjes së presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Sipas Kremlinit, Prigozhin ka gjetur strehim në Bjellorusinë fqinje.

Çfarë është Wagner?

Grupi Wagner – i njohur zyrtarisht si PMC Wagner – është ushtri private.

Ajo është identifikuar për herë të parë më 2014, kur ka qenë duke i mbështetur forcat separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës. Atë kohë, grupi ka qenë sekret, dhe ka vepruar kryesisht në Afrikë dhe Lindje të Mesme, dhe besohet se atëbotë i ka pasur vetëm 5.000 luftëtarë – kryesisht veteranë të regjimenteve elitare të Rusisë dhe forcave speciale.

Që atëherë, grupi është rritur në mënyrë të konsiderueshme.

“Wagner ka shumë mundësi që tani komandon 50.000 luftëtarë në Ukrainë dhe është bërë faktor i rëndësishëm në luftë”, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes, në janar të këtij viti.

Wagner lufton përkrah ushtrisë së rregullt ruse në luftën kundër Ukrainës. Grupi ka qenë shumë i përfshirë në kapjen e qytetit Bahmut, që gjendet në lindje të Ukrainës. Trupat ukrainase kanë thënë se numër i madh luftëtarësh janë dërguar për të luftuar në ambiente të hapura dhe për pasojë janë vrarë shumë prej tyre./rel

Next Post
Kontrolli në kampin e MEK, Berisha ‘nxin’ policinë: Vazhdon terrori policesk! KiE të ndërhyjë urgjentisht, Rama po shkel Konventën e OKB për refugjatët

Kontrolli në kampin e MEK, Berisha 'nxin' policinë: Vazhdon terrori policesk! KiE të ndërhyjë urgjentisht, Rama po shkel Konventën e OKB për refugjatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In