Kryetari i Rusisë Vladimir Putin e ka ftuar kryetarin e Serbisë Tomislav Nikoliç që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Moskën, e përcjellin kumtesën e Presidencës serbe medie të Beogradit, transmeton Koha.net. Detajet rreth kësaj vizite pritet t’i tregojë në fillim të dhjetorit shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov kur edhe do të qëndrojë në Beograd.
Ftesën për këtë vizitë e ka dorëzuar ambasadori rus në Beograd Alekandar Çepurin.
Nikoliç e ka falënderuar Çepurinin që Rusia gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO “edhe një herë u tregua mik dhe aleat i sinqertë i Serbisë”.