Objektivi i Rusisë në Siri është stabilizimi i autoritetit legjitim dhe t’i japë një goditje vendimtare terrorizmit, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin, në një moment kur bisedimet për zgjidhjen e konfliktit sirian po hyjnë në një fazë të re në Gjenevë.
“Ne nuk kemi si qëllim të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Sirisë, ku Rusia po ndërhyn ushtarakisht që nga shtatori 2015 në mbështetje të regjimit të Bashar al-Assadit”, u shpreh Putin gjatë një takimi me oficerë të flotës ruse që sapo janë kthyer nga ky vend i rrënuar nga lufta.
“Aleat besnik i regjimit të Damaskut, Rusia ka detyrë për të stabilizuar pushtetin legjitim në vend dhe t’i japë goditjen vendimtare terrorizmit ndërkombëtar”, shtoi ai.
Në gati gjashtë vite, lufta në Siri ka shkaktuar më shumë se 310.000 të vdekur dhe miliona të zhvendosur.
“Sa më shpejt vendi të hyjë në fazën e një zgjidhje politike, aq më shumë mundësi do të ketë komuniteti ndërkombëtar për t’i dhënë fund plagës terroriste në territorin sirian”, u shpreh Putin, referuar pamjeve të publikuara në televizionin rus./b.d