• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin drejt Gjermanisë, të shtunën takohet me Merkel

by Java News
14/08/2018 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konfliktet në Siri dhe në Ukrainë apo furnizimi energjetik i Gjermanisë – lista e temave midis Kancelares Merkel dhe Presidentit të Rusisë Putin është e gjatë. Të shtunën ata takohen për herë të dytë brenda tri muajsh.

Vladimir Putini do të vijë këtë javë në Gjermani: për herë të dytë brenda tri muajsh Kancelarja Angela Merkel do të takojë Presidentin Vladimir Putin. Këtë herë në Pallatin Meseberg në Brandenburg.

Në qendër të bisedimeve në mbrëmje do të jenë “tema aktuale politike”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Stefen Seibert në Berlin. Do të zhvillohen bisedime për konfliktet në Siri dhe në Ukrainën Lindore. Gjermania ndërmjetëson së bashku me Francën prej kohësh në konfliktin e ngrirë midis separatistëve prorusë dhe trupave qeveritare në Ukrainën Lindore.

Temë do të jetë edhe mosmarrëveshja për tubacionin e furnizimit të gazit Nord Stream 2. Duke pasur parasysh projektin e debatuar gjermano-rus të furnizimit me gaz, Seiberti theksoi se për Gjermaninë është e rëndësishme që Ukraina të vazhdojë të luajë edhe më tej një rol në kalimin tranzit të gazit.
. Kundër ndërtimit të tubacionit të gazit kanë paraqitur rezerva Ukraina, por edhe në kuadër të BE si dhe SHBA. Presidenti i SHBA Donald Trump e akuzon Gjermaninë për një varësi shumë të madhe nga Rusia në sektorin energjetik, kurse Ukraina druhet për humbjen e të ardhurave nga kalimi tranzit i gazit për Rusinë.

Marrëdhëniet midis Berlinit dhe Moskës janë të tensionuara, midis të tjerash për shkak të konfliktit në Ukrainën Lindore, por edhe për shkak të akuzave të Gjermanisë për sulme të hakerëve rusë dhe për ndërhyrje ruse në fushatën elektorale në Gjermani.

ma.me

Next Post
Sekuestrimi i 613 kg kokainë nuk është lajm i mirë për ish-presidentin…?!

FOTO/ Ish- presidenti Bujar Nishani hedh baltë sa mundet kundër Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

December 26, 2025
Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

December 26, 2025
GAIA Flowers Studio, një risi për qytetin e Durrësit, produkte e artikuj dhe kompozime ndryshe

GAIA Flowers Studio, një risi për qytetin e Durrësit, produkte e artikuj dhe kompozime ndryshe

December 26, 2025
“Kuqezinjtë bënë kthesën nën drejtimin e Sylvinho”, Reuters: Shqipëria mund të jetë surpriza e “Euro 2024”

Sylvinho për rrugëtimin drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

December 26, 2025
Tragjedi familjare/ Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën pas sherrit mbi ndeshjen e NFL

Tragjedi familjare/ Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën pas sherrit mbi ndeshjen e NFL

December 26, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A është model suksesi Berisha në përballjen me SPAK?

December 26, 2025
Tmerr në metronë e Parisit, tre gra plagosen me thikë, autori në arrati

Tmerr në metronë e Parisit, tre gra plagosen me thikë, autori në arrati

December 26, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

Shefi i NATO-s: BE nuk duhet të veprojë si alternativë ndaj aleancës, do të dëmtonte veten

December 26, 2025
Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

December 26, 2025
Tragjike/ Ishin zhdukur në male, gjendet të vdekur 4 alpinistë në Greqi

Tragjike/ Ishin zhdukur në male, gjendet të vdekur 4 alpinistë në Greqi

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com