• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin bisedë telefonike me Erdogan, lideri rus shpreh shqetësimin për dërgimin e armëve në Ukrainë

by
17/01/2023 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kremlini ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku kanë diskutuar për luftën në Ukrainë.

Në njoftimin e dhënë për mediat theksohet se lideri rus ka shprehur shqetësimin e tij për armët që Perëndimi ka dërguar në Ukrainë, e cila që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar është kthyer në fushëbetejë.

Putin e ka quajtur hipokrizi të Kievit refuzimin e armëpushimit gjatë Krishtlindjes Ortodokse.

Rikujtojmë se Erdogan është bërë ndërmjetës dhe synon të arrijë një marrëveshje mes palëve në konflikt për shkëmbimin e të burgosurve të luftës, veçanërisht të plagosurve.

Rusia nga ana tjetër ka paralajmëruar  perëndimin se furnizimi me një raund të ri armësh më të avancuara në Ukrainë nuk do ta ndryshojë rrjedhën e luftës.

“Ata po përdorin Ukrainën si një mjet për të arritur qëllimet e tyre anti-ruse”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për tanket britanike.  Këto tanke po digjen dhe do të digjen ashtu si të tjerët,” shtoi Peskov.

Britania e Madhe konfirmoi të shtunën se do të dërgojë 14 nga tanket kryesore të betejës Challenger 2, si dhe mbështetje të tjera të avancuara artilerie në Ukrainë në javët e ardhshme.

Zëdhënësi i Kremlinit, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, mohoi gjithashtu ekzistencën e ndonjë konflikt midis ministrisë ruse të mbrojtjes dhe grupit mercenar Wagner.

/e.d

Next Post
Bulqizë/ Pallatit të dëmtuar nga tërmeti i vendoset shiriti, Bashkia vendim për nxjerrjen e banorëve

Bulqizë/ Pallatit të dëmtuar nga tërmeti i vendoset shiriti, Bashkia vendim për nxjerrjen e banorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com