• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin apo sozia? Presidenti rus hyn mes turmës, pozon e puthet me fansat

by Java News
29/06/2023 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vladimir Putin po konsolidon mbështetjen në Rusi pas rebelimit afatshkurtër të mercenarëve të Wagnerit. Ai u prit si një “rockstar”, e madje edhe pozoi për “selfie” me adhuruese të reja, në një ndërveprim të rrallë me publikun, që nxiti spekulimet për sozi të mundshme.

Putin gjendej për një vizitë në qytetin e Derbent në rajonin e Dagestan në Rusinë jugore, kur bëri shfaqjen mbresëlënëse për turmën si një aktor Hollivudi në tapetin e kuq. Në dukje i qetë dhe me energji të reja pasi shmangu një luftë civile javën e kaluar, presidenti normalisht stoik dhe i izoluar, u afrua me turmën, duke shtrënguar duart e duke puthur në ballë nga një adoleshente, e cila ju hodh sipër dhe kërkoi një foto me të parin e Rusisë. Duke komentuar ngjarjen, disa analistë thonë se po bëhet e pamundur të besohet se ka vetëm një Putin.

“Si mund të ruhet siguria e presidentit në kushte të tilla. Diçka nuk shkon këtu. Duket si një shfaqje teatrale ku Putin nuk është në të vërtetë Putin”, tha Viktor Alksnis, analist rus.

Edhe nacionalisti pro luftës në rusi, dhe ish-koloneli i FSB-së Igor ‘Strelkov’ Girkin  u shpreh i bindur se ishte dublanti i Putinit ai që ju afrua turmës në Dagestan. Por një tjetër shpjegim mund të jetë, se shefi i Kremlinit udhëtoi në rajonin e largët në Kaukaz, në një qytet ku vizita e presidentit është një ngjarje e madhe dhe turma do të ishte shumë entuziaste.

Njeriu që dikur i ka shkruar fjalimet Putinit, Abbas Gallyamov, thekson se numri një të Moskës kishte aq shumë nevojë për një imazh të tillë tani, ku të ishte i rrethuar nga njerëz, sa që kishte harruar Covidin e distancën sociale.

/f.stafa

Next Post
Vrau ish-gruan, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për burg përjetë për Elton Bengajn

Vrau ish-gruan, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për burg përjetë për Elton Bengajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In