Mbrëmja e sotme në spektaklin “Your Face Sounds Familiar” në TV klan ka nisur si asnjëherë më parë. Performanca e parë që hapi mbrëmjen ka qenë në imitimin e Katy Perit, e cila është realizuar nga ana e Beatrix Ramosajt.
Por duke qenë nën interpretimin e saj Triksës i është dashur që të puth një femër në spektakël, si fillim ajo ka hezituar, por mesa duket anëtarja e jurisë Olta Goxhari nuk e ka lënë rehat dhe ka këmbëngulur që ajo të puth dikë. Kështu Ramosaj ka zgjedhur të puthi Gixharin, ato janë puthur publikisht në buzë, e pas kësaj anëtari tjetër i jurisë Arian Çani ka thënë se puthja “nuk ishte me llapë”, shkruan opinion.al
Më pas ka vazhduar diskutimin, Çani i ka thënë Ramosajt se bëri mirë që zgjodhi të puth në buzë Oltën dhe jo atë, pasi Triksa nuk është në shijet e tija, të njëjtën gjë ka thënë edhe Triksa, se e sheh atë si baba. Ndërkohë pas kësaj Çani i ka thënë Ramosajt se me këtë veprim i ka ngjarë si Bleona dhe jo Kety Perri.