Një personi i mbytur është gjetur në det nga pushuesit të cilët kanë njoftuar Policinë e Kufirit në plazhin e Durrësit.
Viktima është gjetur i mbytur në largësi 1.5 milje nga stacioni i Hekurudhave.
Ai i përket një burri të moshës rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake, dyshohet se i përket një pushuesi nga Kosova, ndërsa në trupin e të tij nuk ka mjet identifikimi.
Policia kufitare ka nxjerrë në breg kufomën dhe aktualisht po dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.
/a.r