Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit e anasjelltas këtë të diel është i mbingarkuar.
Mësohet se në këtë aks rrugor ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve.
Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës.
Ndërsa në akset rrugore Lezhë- Shengjin, Shkodër – Velipojë; Fier dhe Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës por nuk ka probleme.
a.ç










