Një pushues nga Kosova ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kune të Shëngjinit.
Raportohet se ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave, të dy nga Kosova, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.
I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Ai raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila nisur punën për zbardhjen e kësaj plagosjeje.
/a.r