Prokurori i anti-terrorit në Francë ka hapur tre hetime mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë që kanë vënë në shënjestër qytetarët francezë.
Në një deklaratë, prokurori tha se po hetonte të gjitha krimet e mundshme të Mariupol, Gostomel dhe Chernihiv midis 24 shkurtit dhe 16 marsit.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 Shkurt të këtij viti. Perëndimi ka dënuar me forcë këtë akt duke vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.
/b.h