• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushtimi nga Rusia, Ukraina mendon të bojkotojë Botërorin 2018

by Aalison Pearse Stevens
09/09/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina dhe Rusia mbeten ende në luftë me njëra-tjetrën, edhe pse tensioni mund të jetë shuar pak së fundmi. Qeveria e Kievit, por edhe federata vendase po diskuton një vendim drastik për të marrë në lidhje me faktin se Botërori i ardhshëm i futbollit do të zhvillohet në Rusi, në vitin 2018.

“Pala ukrainase ka dyshime të mëdha se tensioni me Rusinë do të shuhet brenda datës së fillimit të këtij eventi. Për këtë arsye, funksionarët e sportit ukrainas po punojnë për një opsion mbi të cilin vendi të heqë dorë me vullnet të plotë, për të bojkotuar Kupën e Botës 2018, gjithmonë nëse kjo kombëtare do të arrijë të kualifikohet”, nënvizoi një burim brenda federatës për gazetën “Izvestia”.

Në këto eliminatore, Ukraina ka përfunduar në grup me Kosovën, Finlandën, Islandën, Kroacinë dhe Turqinë. Ndërkohë, Rusia, si vend organizator, është kualifikuar automatikisht në fazën finale.

Disa javë më parë, në lidhje me këtë argument, ministri rus i Sporteve, Vitali Mutko, kishte nënvizuar se ky presion dhe kjo luftë politike nuk do të ndikonte në zhvillimin e kompeticionit, ndërsa në muajin mars, presidenti ukrainas, Petër Poroshenko, ishte shprehur në favor të bojkotit të Botërorit 2018:

“Derisa ushtria ruse vazhdon të pushtojë territorin ukrainas, nuk ka sens që kombëtarja e Ukrainës të marrë pjesë në turneun futbollistik në Rusi”. Gjithsesi, FIFA ka reaguar menjëherë dhe ka paralajmëruar të dyja federatat se të tilla argumente janë të papranueshme në sport, përndryshe do të përballeshin me sanksione të rënda.

Por nga Ukraina këmbëngulin se në rast kualifikimi, bojkoti do të ishte një “shuplakë” për organizatorët e eventit, i cili do të zhvillohet mes 14 qershorit dhe 15 korrikut 2018, në 11 qytete. Ndoshta, heqja dorë nga ana e Ukrainës, duke ritheksuar “në rast kualifikimi”, ky do të ishte një lajm pozitiv për Kosovën, të cilët do të kishin një rival më pak për të mposhtur në Grupin I dhe për të tentuar një kualifikim historik, që në debutim.

“Sportistët kosovarë nuk shkelin te ne”

Ukraina është e vendosur për të mos e njohur Kosovën, por në të njëjtën kohë, ajo nuk kërkon që të tregojë sportivitet as për evenimentet jo politike, si sporti, futbolli dhe basketbolli. Kjo do të thotë se përfaqësuesja ukrainase do t’i presë në fushë asnjanëse kombëtaret e futbollit (do të ndeshen për Botërorin 2018) dhe atë të basketbollit (do të ndeshen për Europianin 2017).

Këtë fakt e ka konfirmuar ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandër Aleksandroviç, i cili lidhet direkt me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës:

“Ne nuk mund t’i presim në Ukrainë delegacionet e Kosovës, nuk mund të shkelin në tokën tonë, sepse nuk i kemi njohur ata si shtet dhe aq më shumë pasaportën e tyre”. Ky duket një vendim shumë i ashpër, duke menduar se edhe Rusia, që gjithashtu nuk e njeh Kosovën, ka vendosur të paktën t’u njohë të drejtën për të udhëtuar kosovarëve.

Next Post
Ekonomi: Një tjetër produkt “Made in Albania” në industrinë plastike

Ekonomi: Një tjetër produkt “Made in Albania” në industrinë plastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In