Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se disa formulime për marrëveshjet me Ukrainën ishin afër arritjes, me status neutral për Kievin nën konsideratë “serioze”.
Megjithatë, ai tha për gazetën RBC se kishte edhe çështje të tjera me rëndësi, duke përfshirë përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë dhe lirinë e fjalës, raportoi Retuers.
Ai shtoi se Rusia nuk sheh asnjë shenjë se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për zgjidhjen e konfliktit në vazhdim.
Shtetet e Bashkuara kanë një rol vendimtar në përcaktimin e pozicionit të autoriteteve ukrainase, por “sot, ne nuk shohim asnjë interes nga Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur shpejt këtë konflikt”, tha Lavrov.
/b.h