• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushteti okult i dyshes Berisha-Meta

by Mero Baze
08/05/2023 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në një situatë normale, nëse do zbatoheshin ligjet e shtetit shqiptar, opozita Berisha-Meta kishte plot arsye të ankohej. Ajo do kishte më pak kohë televizive gjatë fushatës dhe akoma më keq nuk do kishte lek për fushatën.
Por në fakt nuk duken të mërzitur. Madje duken të kënaqur.

Sipas raportimeve të Komisionit të monitorimit të medias gjatë fushatës elektorale, nëse u hedh një sy raporteve shikon se vetëm Top Channel dhe Report TV nuk kanë lejuar epërsi të dyshes Berisha-Meta ndaj të tjerëve, në tërësinë e shfaqjes në ekran. Të tjerët i kanë hapur rrugë. Por më keq se të gjithë është televizioni që duhet të ishte më korrekt, ai publik. Në stacionin e dytë të TVSH, Partia Demokratike zyrtare është shfaqur vetëm 3 minuta që nga 14 prilli. Dhe televizioni i familjes Berisha i ka dhënë më shumë kohë, qoftë dhe duke e sharë.

Pushteti okult i dyshes Berisha-Meta mbi shtypin duket i plotë. Dhe kryesorja është se ata kanë listë pagesa në të zezë për shumicën e medias dhe natyrisht një listë të gjatë gazetarësh që janë militantë të tyre të depërtuar në media.

Edhe pse ligjërisht në situatë të pafavorshme, ata në fakt janë dominues të shtypit shqiptar.
Një situatë dhe më e rëndë duket ajo e financimit të partive. Ligjërisht dyshja Berisha-Meta nuk ka aq shumë fonde në dispozicion, madje Berisha ka zero fonde publike në këtë fushatë, pasi nuk ka vulën e partisë.
Por ata përveçse duken komodë më milionat e tyre të padeklaruar, janë duke u tallur bashkë me socialistët me partitë e tjera që ende nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga KQZ dhe thesari i shtetit.

Dhe ky është një skandal. Partitë e vogla dhe Partia Demokratike zyrtare, kandidatët e të cilëve nuk kanë shanse të mbledhin fonde solidariteti, po zhvillojnë një fushatë qindarkash, pasi qeveria ende su ka dhënë lekët edhe pse fushata po mbaron. Partia Socialiste natyrisht që ka rezervat e saj financiare plus mundësinë që ka per sponsorizime për fushatën. Ndërsa Partia Demokratike zyrtare dhe të vegjlit, praktikisht janë falimentuar.

Të vetmit që ndjehen mirë nga kjo situatë është dyshja Berisha-Meta, pasi ata e kanë garën me opozitat e tjera dhe jo me qeverinë. Bllokimi i financimit të fushatës nga qeveria për të vegjlit dhe liria e dyshes Berisha-Meta për të përdorur miliona të padeklaruara, janë një pushtet okult financiar i kësaj dysheje në këtë fushatë. Po ashtu i lejuar nga qeveria.

Do të mjaftonte kjo fushatë elektorale , e cila formalisht i vendos ata në pozita diskriminuese gati  viktimë, dhe realisht në pozita favorizuese si diktues të medias dhe financave, në këtë fushatë për të kuptuar se pushteti i tyre nuk qëndron tek ligji, por tek paligjshmëria dhe vullneti për të përdorur botën e errët të parasë dhe krimit, në mes të ditës në garën për pushtet.

Next Post
FOKUS/ “Arratisja” nga spitalet: Të paktën 10 mjekë italianë largohen çdo ditë nga vendi

FOKUS/ "Arratisja" nga spitalet: Të paktën 10 mjekë italianë largohen çdo ditë nga vendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In