• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pushteti i Ramës po e bën ‘qesharak’ demokracinë

by Ben Andoni
19/08/2025 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për ditë e më shumë dhe, madje edhe në paqësinë e këtyre ditëve të pushimit po ndjejmë fuqinë e pushtetit me tendenca autokratike të kryeministrit Rama në vend. Arroganca e skajshme, përballja e njerëzve të tij me pushtetin dhe të mirat, siguria “skajore” zgjedhore, vetëbesimi e tij se do të largohet “kur të dojë ai”, apo shprehje të tilla “se nuk keni parë gjë akoma” dhe shumë elementë që përcillen dhe kultivohen prej servilizmit të njerëzve përreth, e bëjnë pushtetin e tij që dukshëm të manifestojë tendenca autokratikë. Mania e madhe e ndërtimeve të kullave ngado dhe ideja e gjigandomanisë për ta përjetësuar vizualisht qeverisjen dhe për ta thelluar diferencën e tij në drejtim me opozitën është një aspekt tjetër i asaj që po e shqetëson publikun shqiptar.

Autokratët e sotëm në Ballkan dhe në Evropën e Lindjes, ku Rama po kalon në rreshtin e parë, po e përballin kundërshtimin gjithnjë e më të mekët të qytetarëve të tyre (shqiptarët, po ashtu). Shqiptarët duke e parë apatinë e opozitës së sotme përballë pushtetit dhe lajmet gjithnjë e më të shpeshta të lidhjeve të tyre klienteliste me pushtetin Rama; duke parë mundësitë e reduktuara ekonomike, ku fuqia mbetet në pak duar, që kanë lidhje me pushtetin, ndërsa biznesi po vuan, teksa bujqësia po përballet me shqetësime gati ekzistence; në aspektin social, ku vendi ka ndarje shumë të mëdha dhe shtuar edhe me probleme me arsimin dhe shoqërinë, po i bën shqiptarët të ikin pa kthim. Tani edhe fasha moshore të klasës së mesme. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, mes viteve 2012 dhe 2022, Shqipëria ka humbur mbi 220.000 qytetarë përmes emigrimit. Kurse në një sondazh, të realizuar online, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim) me një kampion rastësor, ku u anketuan 857 persona (82%) jetonin në Shqipëri dhe 187 (ose 17.9%) jetonin jashtë vendit u tregua për një emigracion potencial të lartë në mesin e të shkolluarve. Mbi 94% e pjesëmarrësve (984 persona kishin arsimin e lartë, nga të cilët 478 me gradë PHD dhe 57 në proces doktorantë) donin të iknin. (Monitor, 2024).

Dhe, sot në Shqipëri ne po e shohim paq ekuilibrin ndërmjet masave gati drakoniane të Ramës për informalitetin (që për hir të vërtetës vlerësohen nga njerëzit, por Rama harron se ato në masë janë bërë nën pushtetin e tij) dhe propagandës për të përqeshur dhe hedhur poshtë gjithçka kundër tij brenda kuadrit të etjes për pushtet. Sot, z.Rama nuk jep llogari para parlamentit që e frekuenton në mënyrë shumë të rezervuar, ndërsa ish-kryetarja Spiropali (me gjasë mund të rizgjidhet) e ngre në apoteozë (krahasimet e saj me Skënderbeun dhe të tjera janë pjesë e groteskut kombëtar tani); presidenca, ku Shkëlqesia e tij Begaj pothuaj nuk i ndihet autoriteti më i lartë sublim përballë tij qoftë dhe në momente kur kërkohen; për të përfunduar me Partinë Socialiste, ku tashmë duhet thënë thjesht: “Na ishte njëherë”. Dorëheqjet e administratës që u dhanë kolektivisht e shfaqën hapur këtë logjikë detashmenti sovjetik.

Ndërkohë, qytetari shikon emrat e atyre që përfitojnë dhe mënyrën sesi shfrytëzohen burimet ekonomike, ku për fat të keq shikohet se veç pak emrave janë edhe njerëz të lidhur me opozitën që janë kapur në çarkun e interesave. Nuk është e largët dita kur do akuzojnë njëri-tjetrin për afera, siç po ndodh tashmë me çështjen “Bankers”. Akoma më shqetësues është fakti sesi Rama e trajton përballjen me ekonominë e vendit. Duhet të kesh akses në grupimet afër tij që të kesh përfitime, ashtu si shikon kohë më vonë që miqtë e tij shndërrohen në përfitues. Ndërtimet dhe emrat e arkitektëve që kanë punuar në këtë monstruozitet në kryeqytetin tonë ta japin më saktë këtë paraqitje.

Institucionet e ndryshme janë krejt në dorën e Ramës dhe këtë e shikon se nuk ke drejtues dhe individë që të kundërshtojnë ose thjesht t’i argumentojnë për punën e tyre. Javët e fundit e treguan hapur memecërinë e tyre, kur u kërkoi dorëheqjet. Dhe, zëvendësimet në institucione dhe shkarkimet u bënë në bllok dhe pa edhe rezistencën më të vogël.

Sikur të mos mjaftojë kjo, shikon institucionet e sigurisë që janë të pagoja për këtë korrupsion, këtë pushtet pa limite të Ramës, apo qoftë edhe mënyrës sesi veprojnë njerëzit afër tij. Shpërdorimi me fondet e IPARD-it janë ndër të shumtët indikatorë. Përballë tashmë ka një shoqëri civile që duhet reformuar, por që vuan sëmundjen e vjetër të politikës që ka të njëjtat emra dhe përfitues të frikshëm parash që nuk janë efikasë për shumë nga problemet e vendit, përveç interesave të tyre të gjenerojnë fonde për jetët e pasura që bëjnë një pjesë e tyre.

Nuk është se Rama e ka gjetur kaq të papërpunuar truallin. Përmes njerëzve të tij, nuk mund të thuhet elita politike (për fat të keq nuk u krijuan asnjëherë tek ne) që shfrytëzuan institucione dhe shumë mediume të ndikimit shoqëror, u risajuan norma të cilat i përshfaqin hapur përjashtimin e tjetrit, antagonizmat dhe përjashtimin. Paçka shumë gjërave që nën syrin e publikut e lidhin Partinë e Ramës dhe Partinë e Berishës (PS dhe PD, mirëfilli janë në histori), kryesore është se ne jemi të ndarë “Ne” dhe “Ata”. Mu si në kohën e fill pas Luftës së Dytë Botërore që prodhoi aq shumë gjak, por mbi të gjitha në thjeshtësimin e sotëm të sfidave komplekse shoqërore. Ndërsa Berisha e nisi, sot Rama e ka institucionalizuar kuptimin e diversitetit dhe përçarjen e madhe shoqërore, por mbi të gjitha është shkatërruar besimi se mund të bëjmë një shtet efikas që t’u shërbejë të gjithëve dhe ku do të jetosh.

Megjithatë kohët tona janë të mbushura me paradokse: Dhe, një drejtues me tendenca autokrate si Rama e di mirë se mbështetja e huaj (dhe kjo ndaj tij ka qenë e pamatë) mund të pjellë pushtet. Samitet në Tiranë i ka kthyer në tribuna, ku ka marrë aprovimin e liderëve kryesorë të Evropës (paçka se kancelari gjerman Friedrich Merz bëri një gjest shumë domethënës në takimin protokollar para Muzeut Kombëtar, kur ia bëri me shenjë: Ke fituar katër herë? Çudi! Ngritje supesh). Dhe, për çudi Evropa e bashkuar ka kohë që nuk sheh, por integrimi është ai imazh që Rama diti ta luajë aq mirë si moto në zgjedhjet e vitit 2025.

Sot me Ramën nuk ka më kontroll dhe balancë të institucioneve, ka përçarje deri në vuajtje të opozitës dhe një media apatike, e cila mezi po merr frymë në këtë pushtet me tendenca mirëfilli autokrati. Por pushteti i autokratit ngrihet mbi fantazira dhe larg realiteteve, kurse i demokratit mbi realitetin. Ndaj përballja e demokratëve është sfiduese, kurse drejtues si Rama dinë të manipulojnë me ndjenjën për t’i hequr nga ky realitet dhe për t’i çuar në fantazi. Ndaj autokracia e tij po e bën ‘qesharake’ dhe pa jetë demokracinë tonë. Pakkush ka fuqi t’i thotë të vërtetën: Ku po e çon vendin?! Kurse Czesław Miłosz, nobelisti polak do t’ia thoshte edhe më thjeshtë përmes vargjeve: “Në një dhomë ku njerëzit ruajnë unanimisht komplotin e heshtjes, një fjalë e së vërtetës tingëllon si një e shtënë pistolete”. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Goricë, arrestohet 61-vjeçari

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Goricë, arrestohet 61-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

December 19, 2025
Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

December 19, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

December 19, 2025
Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

December 19, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e Ballukut

December 19, 2025
Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

December 19, 2025
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

December 19, 2025
Mbledhja për imunitetin e Ballukut, i pranishëm në Këshillin e Mandateve edhe Klodian Braho

Mbledhja për imunitetin e Ballukut, i pranishëm në Këshillin e Mandateve edhe Klodian Braho

December 19, 2025
Trump pezullon skemën e lotarisë amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown

Trump pezullon skemën e lotarisë amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown

December 19, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Llafet e telefonave nuk mund të quhen dosje!

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In