• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pushteti i parë me sytë e zonjës Topalli

by
18/08/2015 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pakënaqësitë, si rregull i krijon pushteti. Ato i shumëfishon administrimi i tij, i bën të padurueshëm mënyra e ndarjes së “minutazhit të shfaqjes në televizion” dhe i shndërron në xhelozi afërsia e orbita në të cilën vendos “shefi i madh”. Të qenurit në opozitë, nga ana tjetër, nuk shëron dot as urrejtjet e vjetra dhe as pakënaqësitë e reja.

Kështu ishte në opozitën e hershme të së majtës në 2005-ën dhe u theksuan edhe më fort në opozitën e dytë të saj në 2009-ën.

Kështu është duke ndodhur edhe me opozitën e re “fringo” të partisë demokratike. Shakaja e hershme para dhe mbas zgjedhjeve të qershorit që më shumë se të majtët, ishin një numër i madh të djathtësh që prisnin humbjen e PD-së, ka një kuptim të qartë. Shumëkush nga garda e vjetër e PD-së që tashmë gjendet pothuaj jashtë loje nga skemat e reja të qeverisjes së opozitës nga Lulzim Basha, ka bërë pjesë në këtë grup. Dështimi i Bashës, sot dhe nesër është një mundësi më shumë që ai të jetë i brishtë, i thyeshëm dhe i shantazhueshëm nga brenda partisë së tij. Duke ditur një gjë të tillë, as ai nuk i ka shpëtuar sindromës së autoklonimit të vetes me lulë të rinj që kanë nisur ta kopjojnë në të folur, në të qëndruar dhe në të menduar. Tipa që meritë të vetme, sic do të thoshte Dash Shehi, dinë të lidhin vetëm kravatën. Dhe që do të jenë besnikë të tij në të mirë e në të keq, në atë cfarë politika e sheh si martesë dhe publiku shpesh e keqkupton si besnikëri.

Si gjithmonë është vetëm zonja Topalli që nuk e fsheh pakënaqësinë e saj. Nuk e ka pranuar kurrë Bashën edhe kur të dy ndanin pushtet dhe dallonin nga njëri – tjetri nga mënyra sesi kishin arritur në pushtet. I pari i ardhur si desant ajror krejt papritur, e dyta si një mpleksje fatlume rrethanash të shoqëruara me qëndresë, besnikëri dhe dashuri pa kushte ndaj Berishës. Nuk ishte e fshehtë që dje përbuzja e Topallit për Bashën, ndërkohë që prej dy vjetësh, ajo nuk lë shkas pa e nxjerrë në publik vrerin e saj politik.

Në një ndërhyrje të sotme, ish-kryetarja e Kuvendit, me stilin e njohur të saj të enumeracionit, rreshton një sërë kritikash ndaj qeverisë. Që nga evazioni fiskal, tek kriza energjitike në zonën bregdetare të vendit e deri tek emigracioni i pakontrolluar. “…asgjë nuk ndodh”, thotë zonja Topalli.

“Pse? Pyetjen nuk e kam për klikën në pushtet. Pyetjes duhet t’i përgjigjet opozita”. Pothuaj një muaj më parë, sërish zonja Topalli përdori gjuhë të egër dhe të ashpër në ftesën që bënte për shqiptarët për të përmbysur qeverisjen e të majtës dhe duke e afishuar veten si opozitare radikale. Në kontrast me opozitën “luajale” të Bashës dhe në sinkron me atë lloj opozite që di të bëjë dhe të frymëzojë zoti Berisha.

Cfarë do të ndodhë më pas? Do të ketë sukses stina e protestave që opozita beson se do të nisin në shtator? Do të ketë radikalizim të saj? Këto janë pyetje që presin të marrin përgjigje. Dhe përgjigjet nuk janë shumë të vështira në fakt. Duke nisur që me njërën prej tyre: a ju mungon sot shqiptarëve, dy vjet pas daljes në opozitë, pushteti i parë me sytë e zonjës Topalli? Basha në këtë rast është vetëm efekt anësor. Dhe ai e di që Topalli në fakt nuk e ka me të.

L.V

Next Post

VIDEO/ Ja çfarë thotë Rita Ora për Kosovën në klipin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In