• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushon nipi, punon gjyshi

by Lutfi Dervishi
13/03/2024 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi i keq se 21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës gjatë vitit të shkuar, u pasua shpejt nga lajmi i mirë se vendin e tyre e zunë menjëherë 27 mijë pensionistë.

Statistika është sa befasuese aq edhe e pa precedentë. (Nëse nuk besoni pyesni INSTAT).
Deri më tani në letërsi dhe në kinematografi kishim “rastin e veçantë të Benjamin Button”, ku vitet ikin dhe plaku rinohet. Por këtu realiteti ja kalon letërsisë dhe e lë pas në distancë kinematografinë.

Teksa papunësia te të rinjtë rritet po aq shpejt sa edhe kullat në Tiranë, punësimi i pensionistëve i ngjan ngjitjes së një shqiponje në fluturim ku shumë prej tyre kanë përveshur mëngët jo për pranverën e tretë, por dimrin e sakrificave pasi tani duhet të rivuajnë të gjithë pasojat e tranzicionit.

Me këtë ndryshim, pritet që Shqipëria të shpallet Silicon Valley për thinjat, një qendër mençurie ku përvoja dhe mençuaria mposht entuziazmin dhe fuqinë dhe ku pija energjike e atyre që punojnë nuk është red bull, por filxhani i çajit.

Ka institucione në Tiranë ku mosha e bordit është 80 vjeç, por puna e pensionistëve nuk ka pse kufizohet vetëm te mbledhjet e bordit.
Imagjinoni një ditë pune ku gjyshja punon në banak dhe kamariere dhe gjyshi në ndërtim dhe ku orari i pushimit të sinkronizohet me orarin e mjekimit të artritit.

Tek e fundit e kush mund të përballojë më mirë stresin e punës se ata që kanë kaluar vështirësitë e diktaturës dhe tallazet e tranzicionit?

Po ku janë vendet e punës për të rinjtë? Mos janë fshehur si vezët e pashkës që presin të zbulohen?
Si i bëhet që edhe të rinjtë të ndryshojnë statutin nga spektatorë profesionistë në profesionistë të lirë?

Mos ndoshta duhet të ndryshojë mosha e pensionit, nga 65 të shkojë në 35 dhe ky mund të jetë një motiv që të rinjtë të nisin punë më herët dhe t’i bashkohen divizioneve të pensionistëve që kanë nisur punë për herë të dytë.
Për momentin të rinjtë të presin. Koha ka thirrur në tregun e punës gjyshërit.

Dhe ata natyrisht do përgjigjen deri në frymën e fundit. Por çfarë do të ndodhë më tej?

Next Post
SPAK/ Braçe i përgjigjet Bashës dhe i nxjerr foton pas vrasjeve të 21 janarit: Gjaku të lëntë pa gjumë

Nisja e hetimit për “21 Janarin”/ SPAK pret vendimin urdhërues të Gjykatës së Lartë

Comments 1

  1. Zahmet Muça says:
    2 years ago

    Eh mër Lut koqesollja eh……
    Ke shkrojtur ….” Koha ka thirrur në tregun e punës gjyshërit.
    Dhe ata natyrisht do përgjigjen deri në frymën e fundit. Por çfarë do të ndodhë më tej?……..
    Më solli ndër mënd, në vakt të “hazreti Enverit”, vargjet e një poeti …..”Koha kish thirrur Partinë”…. Sigurisht, merret vesh se për cilën Parti bëhet fjalë, por nuk të kuptoj ty, (si shqiptaro – bullgar si gollobërdas që je) që merresh me statistika (i hyn në pjesë Veleshnjes – shqiptaro amerikan, që nuk e pjerdh kush në USA, dhe bën vezë të kuqe këtu tek ne), duket sikur punon një kat më poshtë zyrës së Sali Berishes tre ditë, ndersa tre ditë të tjera, sikur je shef kabineti i Ilir Metajt (I.M).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In