• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pushohen hetimet për dhunën ndaj gazetarit Fundo, Artan Hoxha: Ik nga sytë këmbët!

by Java News
31/08/2018 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas sulmit me armë zjarri mbi banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, vjen një tjetër lajm që ka lidhje me dhunën ndaj gazetarëve. Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të pezullojë hetimin për rastin e dhunimit të gazetarit Elvi Fundo me arsyetimin e moszbulimit të autorëve që e goditën barbarisht. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në faqen e tij në Facebook dokumentin e prokurorisë që njofton në datë 31 korrik pezullimin e hetimeve 18 muaj nga ngjarja. Hoxha shprehet se ‘Elvi tani duhet që të apelojë vendimin në gjykate ose ndryshe …t’ia mbathë nga sytë këmbët’.

“Me qe jemi te ngazellyer nga perfshirja per mbrojtjen e lirise se medias dhe gazetareve, ja nje mesazh tjeter qe na serviret i fresket nga agjensite e zbatimit te ligjit. E mbani mend si e masakruan Elvi Fundon mengjesin e 8 marsit 2017?!!! E kam gjetur te masakruar ne spitalin ushtarak sa dukej se nuk do te ngrihej me ne kembe. Per fat te mire ia hodhi paq me ca operacione ne koke dhe ne fytyre por e mori veten dhe e kemi serish nesh. Autoret qe e kryen krimin para kamerave sapo Elvi kishte dale nga banesa, u kujdesen qe tia percillnin qarte mesazhin. Ta demtonin sa me shume te ishte e mundur ne fytyre, ne goje ne nofull, duke ia theksuar mesazhin se nese nuk e qepte ai gojen do te kujdeseshin ata ta benin nje gje te tille.

Edhe ate kohe u be zhurme, u fol per cenimin e lirise se medias dhe per pasigurine e jetes ne Shqiperi. Ja ku jemi 18 muaj me pas, per ironi te fatit me 31 gusht 2018, nje dite pasi prokuroria, Policia dhe gjykata u shprehen njezeri se e denojne sulmin ndaj Klodiana Lales. Me poshte keni vendimin e fresket te prokurorise per pezullimin e hetimeve per moszbulimin e dy autoreve qe sulmuan barbarisht Elvi Fundon. Elvi tani duhet qe brenda 10 ditesh te apeloje vendimin ne gjykate ose ndryshe …tia mbathe nga syte kembet nga ky vend pasi autoret(kete radhe edhe me te inatosur se heren e pare) mund te rikthehen serish te mbarojne ate qe nisen mengjesin e 8 marsit 2017. Zoterinj te ligjit faleminderit qe na ngushelloni, por detyra juaj eshte te zbuloni krimet, te ndeshkoni autoret, te vendosni drejtesi. Kur pas nje viti e gjysem pezullohen hetimet per masakrimin barbar te Elvi Fundos, ngjarje qe ndodhi diten per diell, vetem 500 metra nga sheshi Skenderbej, para kamerave qe e filmuan ne cilesi maksimale sulmin, mes dhjetera deshmitareve qe i pane live autoret, si mund te kemi shprese se do te zbulohet sulmi ndaj baneses se prinderve te Klodiana Lales, ngjarje qe ndodhi ne nje zone thelle ne periferi te Kamzes, ne erresiren e nates, pa asnje kamer rreth e rrotull, dhe sigurisht pa asnje deshmitar?!!!

E di qe shume njerezve ne kete vend mund te mos u pelqeje ajo qe shkruan apo qe thote Elvi Fundo dhe media e tij. E cilesojne te idhet, farmak, por kjo nuk do te thote qe te rreshtohen me maskat qe e masakruan me doreza dhe leva hekuri, e te gezohen qe ata do te jene serish te lire…. Sepse ato maska me leva hekuri jane ende ne qarkullim rrugeve te Tiranes, te gatshem per tu shfaqur para baneses tuaj, per te percjelle te njejtin mesazh. Nese heshtim sot, dhe i leme vetem koleget tane pavarsisht bindjeve apo opinioneve qe ndajme me ta, neser do te jete shume vone. Aq vone sa nuk do te kemi kohe per te fiksuar as syte e krimineleve qe fshihen pas maskes, ndersa ndjejme mbi trup egersine e dhunes se tyre”.

ma.me

Next Post
Ja me kë do ndeshet Kukësi në Play-off nëse mund Torpedon

Shorti i Europa Ligës vendos përballë skuadrat me të njëjtin pronar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In