Banorët që ishin në takim me kryeministrin Edi Rama kanë dalë të zhgënjyer nga takimi, duke thënë se ai nuk i dëgjoi fare.
“Nuk morëm asnjë garanci, ai tha do e merrni, nuk e besoj gjallë, fjalët i merr era, nuk do dalim nga shtëpia, nuk morëm asnjë kontratë. Kur të vij Bashkia me avokat me të gjitha, ndryshe jo se nuk kam mundësi për të falë shtetit”, tha Nënë Liza.
“Më tha ti ke një kasolle, çfarë kërkon për atë kasolle. Unë i thashë jeni mashtrues, ai më tha “mashtrues je ti dhe babai yt”, tha një tjetër banore.
“Nuk më linte të flas, fliste vetëm me nënën Lizën, ne jemi me shkollë, kemi të drejtë të mbrojmë pronat tona. Nuk më linte të flas, më thoshte ti e ke të mbaruar çështjen, por unë nuk e kam të mbaruar, i thashë ose nuk vini me avokat që të firmosin dokumentet. ai na thoshte “pusho”, i thashë që kam të drejtën e fjalën, se është e drejta e njeriut”, u shpreh një tjetër.
g.kosovari











