• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushkatimi pa gjyq i Partisë Demokratike!

by Mero Baze
27/04/2017 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pas refuzimit që Partia Demokratike i bëri ofertës zyrtare të Bashkimit Evropian për hyrjen në zgjedhje, përpjekjet e faktorit ndërkombëtar në Tiranë, po fokusohen deri në datën 29 Prill, tek nxitja e aleatëve të Partisë Demokratike, për t’u regjistruar në zgjedhje. Qetësia me të cilën Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po mbështesin një proces zgjedhor, duke injoruar bojkotin e partisë më të madhe të opozitës, qëndron tek fakti se Partia Demokratike nuk arriti të  bindë faktorin ndërkombëtar për shkaqet e bojkotit, por arriti ta bindë atë, se mosvotimi i Vetting-ut, është një problem që lidhet personalisht me lidershipin e Partisë Demokratike.

Ajo që po ndodh tani, është se Lulzim Basha po e nxjerr me qetësi nga skena politike Partinë Demokratike, sikur të jetë një pronë private e Sali Berishës, të cilën ia ka besuar atij, dhe po shkatërron karrierën politike të dhjetra politikanëve dhe aspiratat e mijra demokratëve për të qenë parti konkurruese dhe pretendente  për pushtet në Shqipëri.

Ajo që është më e rënda, është se vendimi është marrë në rrugë okulte nga dyshja Berisha-Basha dhe nuk është konsultuar me asnjë strukturë të Partisë Demokratike dhe Grupit Parlamentar. Lulzim Basha ka qëndruar dhjetë minuta dje, me të dërguarit e Bashkimit Evropian dhe më pas një orë me Sali Berishën, për të vendosur ekzekutimin politik të Partisë Demokratike për interesa të tyre. Pas kësaj ai nuk i ka raportuar askujt, biles as aleatëve që i ka përdorur këto gjashtëdhjetë ditë, për të zëvendësuar stukturat e PD.

Vendimi për të hedhur në rrugë deputetët e PD, pa u dhënë atyre asnjë shpjegim, është sikur të pushkatosh dikë pa i dhënë të drejtën të thotë dhe fjalën e fundit para gjyqit. Është një lloj vrasjeje pas shpine.

Vendimi jo vetëm që ka kundërshtimin e faktorit ndërkombëtar, por është një nga lëvizjet politike më katastrofike të Partisë Demokratike, pasi në vend që ta dëmtonte, ka forcuar ndjeshëm pozitën ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama.

Falë Lulzim Bashës dhe vendimit okult të dyshes Berisha-Basha, kundër reformës në drejtësi, Edi Rama është sot në pozitën më komode të mundshme politike. Ai ka mbështetje ndërkombëtare për të zhvilluar një proces të ndershëm zgjedhor, do të garojë i vetëm në këto zgjedhje  dhe është i lire të vendosë vetë për qeverinë dhe fatin e reformave pas zgjedhjeve, pavarësisht ngjyrave të aleancës paszgjedhore.

Të gjitha përpjekjet për ta kushtëzuar atë, për të vënë në qoshe dhe për të poshtëruar para zgjedhjeve me shantazhin e çadrës dhe aleancat në distancë me të, rezultuan jo vetëm antiproduktive, por e fuqizuan atë më shumë. Dhe sekreti i vetëm i kësaj historie është Vetting-u. I gjithë aksioni politik kundër tij, nisi për të bllokuar Vetting-un dhe gjithë beteja e fituar e tij me faktorin ndërkombëtar mbeti sërisht Vetting-u. Fakti që ai pranoi dhe ofertën ekstreme të Bashkimit Evropian duke u thënë e firmos tani, por vetëm ata të votojnë Vetting-un, dhe fakti që Lulzim Basha u çua nga tavolina, sapo ia përmendën Vetting-un, tani ka zyrtarizuar perceptimin e krizës politike në Shqipëri, si një krizë shkaktuar nga paniku prej Vetting-ut.

Është kjo arsyeja që tani gjithë përpjekjet po fokusohen tek partitë aleate të Partisë Demokratike të cilat nuk kanë problem me drejtësinë, por janë me të në aleancë për një rezultat më të favorshëm elektoral.

Tani jo vetëm ata, por dhe çdo deputet i lirë i Partisë Demokratike, është në të drejtën e tij të vendosë vetë për fatin e tij, pa pranuar fatin që i diktoi pa i pyetur dyshja Basha-Berisha, duke i hedhur në rrugë pa i pyetur. Jo për gjë por për shumë nga ata karriera quhet e mbyllur këtu, pasi nëse PD do rikthehet ndonjë herë në skenën politike, nuk do të jetë kurrë më e njëjta dhe nuk do të ketë punë me ta. Partia Demokratike është duke shkuar në një rrugë pa kthim, lidhur me fuqinë e saj në skenën politike shqiptare dhe ky është një fund i pamerituar i saj, por ama një fund i justifikuar nga fakti, se të gjithë, ia pranojnë Sali Berishës, vesin e tij të inçestit dhe përdhunimit, të krijesave të tij. Dhe ndoshta këtë parti s’kishte për ta çuar deri këtu, askush tjetër, përveç Sali Berishës!

Next Post
Rama: Sonte në 20:45 për të ekspozuar të vërteta të thjeshta

Rama i përgjigjet zyrtarit të KiE-s: Askush nuk na largon nga rruga e drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com