• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushka pa barut e Donald T.

by Ardit Rada
06/01/2021 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Si e mbështeti për muri partinë e tij presidenti amerikan? Dhe si po shndërrohet Donald Trumpi në rrezik për Amerikën?

Tiradat e Donald Trumpit nuk po bëjnë punë më. E mori në telefon dhe e kërcënoi ministrin e Brendshëm të shtetit Georgia duke i bërë thirrje të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Ministri republikan nuk iu nënshtrua terrorit verbal. Kërcënimet e Trumpit mobilizuan përkrahësit e demokratëve në Georgia, ku u votua për dy vende në Senat. Duket se të dyja vendet i kanë fituar kandidatët demokratë.

Nëse kjo fitore do të jetë definitive, do të ishte një senzacion, një tërmet politik, sepse u mundëson demokratëve të kenë 50 vende në Senat.

Në rast të tillë, votën vendimtare e jep nënpresidentja Kamala Harris, rrjedhimisht demokratët do të kishin shumicën edhe në Senat (50 plus 1 votë), krahas Dhomës së Përfaqësuesve, ku kanë shumicën. Një shumicë në të dy dhomat e parlamentit do të ishte dhuratë e madhe për presidentin Joe Biden, i cili do të qeveriste pa manovra penguese të republikanëve.

Sa më afër dita kur do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, aq më i madh tërbimi i Trumpit. Në Twitter ka filluar sërish të shkruajë me shkronja të mëdha. Kjo është shenjë e nervozizmit të madh të tij. Trump i ka bërë thirrje zëvendësit të tij Mike Pence të bllokojë konfirmimin e fitores së Bidenit nga Kongresi gjatë ditës së sotme.

Pence ka lënë të kuptojë se nuk do ta luajë lojën e rrezikshme të Trumpit. Mike Pence ka hedhur shikimin drejt vitit 2024, kur dëshiron të kandidojë për president dhe e di që në çdo fushatë do ta dëmtonte imazhi i politikanit që është përpjekur të abuzojë me procedurat kushtetuese.

Në dy javët e ardhshme Donald Trump mund të jetë i rrezikshëm në politikën e jashtme. Mund të ndezë shpejt e shpejt një luftë kundër Iranit. Në planin e brendshëm Trump e ka mbështetur për muri Partinë Republikane.

Kësaj katastrofe i kanë ndihmuar edhe vetë republikanët, duke mos u distancuar me kohë nga Donald T. Ai sot ka paralajmëruar një fjalim para përkrahësve të tij në Washington.

Njëra nga përpjekjet e tij të fundit për të hedhur benzinë në zjarrin që e ka ndezur vetë me pretendimet e rrejshme se më 3 nëntor i ka fituar zgjedhjet, por ato i janë vjedhur nga demokratët me qëllim që në pushtet të vijë një «socialist» si Joe Biden. Për Amerikën dhe botën do të jetë një çast çlirimi kur nga Shtëpia e Bardhë të dalë ky përrallëtar i rrezikshëm./a.p

Next Post
VIDEO/ Kur Rama dhe Lefter Koka i këndonin Nasip Naços: Hajde me ne, pse bën si burrë zamani, hajde pi raki Skrapari

VIDEO/ Kur Rama dhe Lefter Koka i këndonin Nasip Naços: Hajde me ne, pse bën si burrë zamani, hajde pi raki Skrapari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In