• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pushka” e pashkrehur e Nulandit

by Eduard Zaloshnja
16/07/2016 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Dje Ambasadori Donald Lu deklaroi në shqip: “Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij të ditës së dielë ndaj ambasadores Nuland”.

Sipas raportimeve të shumë mediave shqiptare, zotimi që kishte marrë Basha ndaj ndihëmsekretares së shtetit amerikan, Victoria Nuland, ishte se brenda 48 orësh, do t’i jepte një përgjigje të shkurtër – po ose jo – propozimit hibrid që ajo i kishte paraqitur për reformën në drejtësi. Nga fjalët e amabasadorit Lu dhe raportimet në media, duket qartë se Nulandi ka mbajtur një qendrim të prerë ndaj Bashës, të tipit “thuaj po, ose përndryshe…”

Kjo historia e Nulandit të kujton fjalët e para që tetarët amerikanë u thonë rekrutëve të rinj ushtarakë “Kjo pushkë është mikja jote më e shtrenjtë. Ruaje si sytë e ballit atë dhe, nëse nuk je i gatshëm ta shkrepësh, mos ia drejto njeriu”. Dhe të dielën, Nulandi ia drejtoi “pushkën” Bashës, duke e kërcënuar se do ta “shkrepte” atë, në rast se nuk e pranonte propozimin e saj hibrid.

Por Basha, siç deklaroi në shqip ambasadori Lu, e theu zotimin ndaj Nulandit, dhe kjo e fundit nuk e shkrepi “pushkën”. Pas konsultimeve që mund të ketë bërë me shefat e saj, Victoria Nuland mund të ketë arritur në përfundimin se politikanët që nuk e duan SHBA-në dhe BE-në në rolin e kontrollorit real të spatrimit (vettingut) të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar, janë aq të fortë sa të shkaktojnë trazira në Shqipëri. Dhe shefat e saj kanë aq kokçarje me zona të nxehta në të gjithë globin, sa nuk do të donin edhe një tjetër në jug të Europës.

Dhe cila është zgjidhja?

Propozoj një zgjidhje të thjeshtë, tha dje ambasadori Lu. “E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit deri sa të kenë një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme”.

Por kryeministri i ka thënë një “PO” të madhe disa herë projektit hibrid të Nulandit, ndërsa kreu i opozitës e “ka thyer zotimin e tij të ditës së dielë ndaj ambasadores Nuland”. E përkthyer në një shqipe më të thjeshtë se e ambasadorit Lu, kjo do të thotë se Nulandi e vari “pushkën” e saj në mur dhe i tha ambasadoruit Lu që të mos merret më me Bashën për reformën në drejtësinë shqiptare, por t’ia lërë në dorë sajimin e një versioni të ri hibrid dyshes Rama-Basha, të cilët duhet ta gjejnë gjuhën edhe me Metën e Berishën.

Siç tha ambasadori Lu, “Harku i historisë është i GJATË, por anon nga drejtësia. Reforma në drejtësi do të miratohet[një ditë]”.

Se kur do të miratohet, apo sesi do të jetë ajo, vetëm një Zot e di…

Next Post

Semaforët në Tiranë, Bashkia: Po rinovohen problematikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In