• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushimi i një ministri amerikan për punë biletash

by Ilir Levonja
30/09/2017 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Levonja

Dje në darkë ministri i shëndetësinë në kabinetin e Donald Trumpit, dha dorëheqjen. Sipas tij disa kontradikta mes presidetit, ligjit Obama për shëndetësinë etj. Por në fakt është përdorimi i avionit privat në udhëtimet e tia për punët e qeverisë. Pak ditë më pare vet presidenti i qe përgjigjur ftohtë gazetarëve duke u thënë qartë se, nuk më pëlqen kjo formë udhëtimi që Tom Prajs (Tom Price) aplikon. Bëhet fjalë për ato që ne në Shqipëri i quajmë si udhëtime pune të qeveritarëve. Faturat e mufatura të dietave, karburantit, mjetet etj. Tom Prajs një mjek karriere, merrte avionin e tij, duke i faturuar shtetit fatura të larta. Sipas shtypit të sotshëm deri në 60 mijë dollarë për një udhëtim që fare mire me linjat ajrore normale, shto edhe ato kuotat që janë të para planifikuara për shtetarët, mund të shkojnë deri në 6 mijë dolla. Ndryshimin e shihni vet. Kjo për disa muaj, që nga maji i këtij viti kur Prajs mori detyrën e ministrit të shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore. Pas dorëheqjes, Donald Trump jo vetëm që e pranoi, por theksoi se, nëse Prajs nuk do e jepte atë, pra dorëheqjen, shkresa për pushimin e tij ishte gati.

Dua ta lidh të gjithë këtë, me demokracinë e vendit tim. Kulturën e dietave dhe përdorimin e fondeve të shtetit. Mjeteve private me karburantin e shtetit etj.

Në fakt është një fushë ku abuzohet tmerrësisht. Aq sa nuk ka asnjë diskutim, që, me atë vlerë, ato rrugët apo ai mjerimi i zonave ruale, sidomos atyre të thella apo të vdekura për mungesën e komunikimit, ato që bëri prezent ajo zonja nga Rubiku, të jeni të garantuar që
do ishin sheshuar.

Me që ra fjala, t’a bëftë i madh Zot dritë moj grua e bukur.

Fole ashtu sikundër kurrë nuk ka folur një burrë në Kuvendin e shqiptarëve. Dhe të mendosh në këtë historinë 100 vjeçare të shtetit tone, kanë kaluar atyre holleve, janë ulur atyre karrikave, me mijra burra.

Po me sa duket Shqipëria jonë veç burra nuk paska.

T’a bëftë Zoti dritë se ia bërë në kokë tualetit, bojrave, depilimeve, markave të shtrenjta të Xhozit, Oltës, apo të tjerave femra meshkuj që mban ai batak aty. Përballë fisnikërisë plot mjerim të atyre duarve apo syve që presin furgonin në anë të rrugës. E u mbetën bijtë rrugëve të metropolove.

Fole si shenjtore moj fisnike.

Paralel me këtë, me shpërdorimin pa kriter të burimeve shtetërore, po i referohem edhe fjalëve të fundit të ambasadorit amerikan Lu. Thjesht dhe qartë, për t’ju informuar juve mbi atë se në demokraci pushteti është i juaji.

Kjo ndodh sot në Amerikë, ndaj duket e pështirë faktikja që një minister me taksat e qytetarëve faturon shtetin dhjetëfish, për avionin e vet. Kur ka plot linja e kompani nga e përditshmja që të shërbejnë shumë mire dhe me shumë më pak para.

Amerika nuk ka asgjë me privacinë. Dhe nuk do ta hidhte tej një minister pse përdor avionin e tij dhe me të njëjtat çmim biletash si ato në sportelet e tregut. Jo, jo aspak. Por nuk ia fal dhjetëfishimin e çmimit të biletave në kurriz të taksave qytetare. Arsyeja është e thjeshtë, ti po vjedh. Dhe vjedhja është një neveri sociale.

Ndofta në vendin tone do ndodhi kjo, mbase atëhere kur gjithkush prej nesh më parpara se socialist a demokratë, do jetë qytetar. Atëhere po. Të lutemi për këtë kohë.

Next Post
‘Kanuni i rrezikon jetën’, gjykata italiane i siguron mbrojtje shqiptarit të dënuar për vrasje

Përplasje kompetencash për Vettingun, zbardhet procesverbali i KLD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In