• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushimet VIP të Arminës dhe Shkëlzenit në festivalin e Choachella

by Java News
23/04/2016 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për dy javë aty mblidhen të gjitha fytyrat më të njohura të botës. Më të pasurit, më të famshmit dhe më të ndjekurit në mbarë botën. Nuk dihet se sa shqiptarë kanë qenë aty, por dy prej tyre janë dokumentuar me foto. Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani, ishin dy nga mijëra spektatorët e Festivalit të Artit të “Coachella”, një nga më të njohurit dhe më fitimprurësit në SHBA. Çifti Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani, e konfirmuan praninë e tyre atje me një përshëndetje nëpërmjet rrjeteve sociale nga Kalifornia, që më 15 prill, me një ku duket çifti në shtetin amerikan.

Festivali i Artit të “Coachella” është një nga më të njohurit dhe më fitimprurësit në SHBA, ku për të marrë pjesë kushton mijëra dollarë. Në 2015 janë shitur 198.000 bileta me një vlerë fitimi prej 84.3 milionë dollarë, të dyja rekorde botërore. Çka do të thotë se, çmimi i biletës për të ndjekur nga afër yjet botërore nuk është edhe aq i lirë! Edhe Armina ka preferuar ta ndjekë nga afër koncertin e grupit të saj të preferuar “Guns N’ Roses”, duke përshtatur edhe look-un e saj për këtë koncert. E veshur si rokere, ajo ka publikuar disa fotografi nga Kalifornia, ku nga pasqyrimi i syzeve të saj duket se e shoqëron edhe i dashuri i saj, Shkëlzen Berisha.

Ndërsa për ata që punojnë e që kanë obligime të ndryshme në jetë nuk është e lehtë dhe aspak praktike të shpenzojnë kohë në Kaliforni dhe fundjava të gjata në “Coachella”, pavarësisht lavdisë së saj. “Ndaj, “Coachella” ofroi një impakt “live” për tre kanale, ku u transmetuan performanca të admirueshme”, shkruhet në uebsajtin zyrtar të “Coachella”.

Lugina muzikore dhe Festivali i Artit të “Coachella” është një festival i përvitshëm që zhvillohet në klubin e Empire Polo, në Indio të Kalifornisë, e vendosur në Perandorinë e Luginës së Coachella-s, në shkretëtirën e Kolorados. Fillimisht është financuar nga Paul Tollett në 1999 me organizim të “Goldenvoice” (Zëri i artë). Eventi shoqërohet nga rryma të ndryshme muzikore, rrok, hip-hop, dance, i mirë-vendosur në art dhe skulpturë. Përgjatë tablove, shumë skena në vazhdimësi i janë nënshtruar muzikës “live”, skena të tilla si “Coachella Theatre”, Gobi Tent, Mojave Tent, dhe the Sahara Tent, një oaz i vogël i përdorur në 2006 dhe 2011, deri sa u rimëkëmb u soll në jetë skena e re e Yuma-s, në 2013-n.

Festivali i këtij viti u mbajt më 15-17 prill dhe vazhdon këtë fundjavë nga 22-24 prill, do të sjellë të bashkuar anëtarët e grupit Guns N’ Roses, Axl Rose, Slash and Duff McKagan, për të vazhduar me LCD, Calvin Harris. Performanca të mrekullueshme përfshijnë edhe Ellie Goulding, Jack U, Major Lazer, Chvrches, Robert DeLong, Ice Cube, Sia, Death Grips, Grimes, Disclosure, Sufjan Stevens and M83. Nuk duhet të harrojmë surprizën që solli me shfaqjen e saj ASAP Rocky. Në prill 2016, “Goldenvoice” (Zëri i artë) anonçoi planet e tre netëve të eventit që do të zhvillohej në këtë vend ku ishin të pranishëm Bob Dylan, Paul Mçartney, The Rolling Stones, The Who, Neil Young dhe Roger Waters.

Çmimet për një fundjavë të zgjatur në “Coachella”

Për të qenë i pranishëm në këtë festival gjigant, ku mblidhen njerëz nga e gjithë bota për të parë dhe dëgjuar “live” yjet botërorë, duhet të planifikosh edhe shpenzimet, dhe të marrësh me vete një shumë të konsiderueshme të hollash.

Kushtet e përgjithshme për kategori të ndryshme:

Hyrja në arenën e “Coachella”, së bashku me parkingun e makinës të garantuar për 3 ditë dhe lëvizjen përreth kampeve kushton 399 $

Hyrja në arenën e “Coachella”, së bashku me parkingun e makinës të garantuar për 3 ditë, ecejaket përreth kampeve dhe mjete lëvizore për të soditur përreth kushton 459 $

VIP është një tjetër mundësi që ofrohet nga “Coachella”, ku janë të përfshira disa dieta përgjatë 3 ditëve të festivalit. Dy ftesa për bë arenën VIP, tenda e qëndrimit, tavolina e piknikut, vendi ku do të qëndrosh, ushqimet, pijet dhe bari kushtojnë 899 $, duke përfshirë edhe lëvizjen nëpër kamp.

Parkingu VIP, i cili qëndron i hapur vetëm gjatë ditëve të festivalit, nga ora 09:00 deri në 02:00 kushton 150 $.

Makina dhe tenda e kampingut që mund të përdoret përgjatë fundjavës së festivalit kushton 99$ secila.

Përpos këtyre shërbimeve që ofron “Coachella” janë të disponueshme për të gjithë individët nga e gjithë bota edhe shërbime dhe mundësi të tjera, që përshijnë shëtitje në liqenin “Eldorado”, kampingje, shëtitje dhe të tjera varietete. Çmimi i tyre fillon nga 2398$ dhe arrin deri në 5200$, ku përfshihet tenda VIP për katër persona së bashku me shërbime të tjera. Në faqe të ndryshme online, çmimi i biletës nuk është i njëjtë me çmimet e lartpërmendura. Nëse nuk e keni rezervuar biletën për në “Coachella” paraprakisht, ofrohen bileta nga 509$ deri në 612$, me më pak shërbime të ofruara.

Shekulli

Next Post

Dy sulme makabre në SHBA, masakrohen dy familje, të vdekur 14 njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In