Kryeministri Edi Rama po shijon pushimet në bregdet ku herë pas here i shoqëron me ndonjë video apo foto të hedhur në story-n e Instagram-it personal.
Së fundmi shefi i qeverisë ka postuar një video ku shfaqen disa vizatime që janë vendosur në tryezën e tij dhe në sfond duket deti.
Nisur nga cilësia e tyre, vizatimet mund të jenë bërë nga djali i tij i vogël Zaho.
Mes skicave janë një qenush, nje djalë me syze dhe mbreti i deteve “Triton” i filmit të animuar për fëmijë Ariel.
Mesa duket Rama ka gjetur trashëgimtarin e profesionit të tij. /b.d