• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushimet e Melonit në Vlorë, kryeministrja italiane viziton plazhin e Dhërmiut

by Java News
15/08/2023 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të diellit të Shqipërisë, kryeministrja e Italisë ka kërkuar më shumë mbrojtje. Prej pasdites së të hënës Giorgia Meloni dhe familja e saj janë vendosur në rezidencën qeveritare në Vlorë.

“Në mesditë kamera e televizionit Klan ka arritur të fokusojë momentet kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni sëbashku me familjarët e saj kanë lënë rezidencën qeveritare këtu në Vlorë për të pushuar në bregdetin jonian. Një skaf i autoriteteve shqiptare e ka shoqëruar atë drejt Dhërmiut.”

Pas ftesës së përsëritur nga kryeministri Rama, Meloni pranoi të shijojë për 48 orë bukurinë e bregdetit shqiptar në kulmin e një sezoni të suksesshëm turistik.

Kryeministrja italiane është e shoqëruar në këtë vizitë private 2 ditore nga bashkëshorti i saj, vajza e saj si dhe e motra dhe bashkëshorti i saj.

Vizita e saj u lajmërua nga mediat italiane ndërsa mikpritësi i saj kryeministri Rama nuk ka bërë ende asnjë koment në rrjetet e tij sociale për ardhjen e saj në Vlorë.

Masat e sigurisë janë të shtuara në rezidencën qeveritare ndërsa pak metra larg saj pushuesit janë kuriozë të shohin kryeministren italiane që njësoj si ta ka zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar.

Jo vetëm pushuesit shqiptarë janë të përkëdhelur nga fakti që një kryeministre italiane zgjedh të pushojë qoftë dhe për pak orë në bregdetin shqiptar, por dhe ata italianë që janë të shumtë këtë mes Gushti në Vlorë.

 “Po jemi këtu pranë. Vlora ka një zonë të bukur. Një qytet i bukur, një det i bukur. Kryeministrja italiane dhe ai shqiptar po bëjnë këtu pushime”.

“E imagjinuam pasi pamë të gjithë bodygardët. Sepse Shqipëria po zhvillohet shumë, qyteti është shumë i bukur. Është e drejtë që vjen këtu që ta zhvillojë akoma më shumë. Është hera e dytë që vij. Shqipëria është shumë e bukur, e mrekullueshme”.

Meloni dhe familja e saj do të lënë Shqipërinë ditën e Mërkurë dhe po me një traget të linjës si në ardhje, do të shkojnë drejt Pulias.

Giorgia Meloni dhe Edi Rama njihen për miqësine e tyre e treguar dhe mes momenteve të përqafimit në samite ose takime ndërkombëtare. Meloni vjen për herë të dytë si kryeministre në Shqipëri, herën e parë ishte në 6 Dhjetorin e shkuar kur mori pjesë në samitin e BE në Tiranë.

/f.stafa

Next Post
“Kam vendosur ta fal”/ Egli flet për ndarjen nga Olsi Bylyku: Po përgjigjem sot për herë të parë dhe të fundit

"Kam vendosur ta fal"/ Egli flet për ndarjen nga Olsi Bylyku: Po përgjigjem sot për herë të parë dhe të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari i aksidentuar në Fier-Libofshë

January 25, 2026
“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

January 25, 2026
Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

January 25, 2026
“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

January 25, 2026
Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protestë me ‘Nerv Artificial’, pse Sali Berisha është sigurim i jetës politike për Edi Ramën

January 25, 2026
Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

January 25, 2026
“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

January 25, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Një protestë nuk është ekskursion!

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In