Pushime tragjike për dy pushues në Durrës
Dita e sotme ka rezultuar fatale për dy pushues në plazhin e Durrësit. Një pushues nga Kosova dhe një nga Kamza kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det. Ngjarja e parë ka ndodhur në Hamallaj tek zona e Hidrovorit ku shtetasi me inicialet K.H 54 vjeç banues në lagje nr 3 në Kamëz, është mbytur pak minuta pasi ka hyrë në det.
Ngjarja e dytë ka ndodhur në zonën e plazhit tek “Shkëmbi i Kavajës”, ku një shtetas kosovar rreth 60 vjeç është mbytur në det.
Trupi i tij është pikasur nga pushues të tjerë, të cilët kanë nxituar ti japim ndihmën e parë 60 vjeçarit, por ajo ka rezultuar e pa suksesshme.
Pushuesit kanë njoftuar menjëherë ambulancën, por sipas tyre ajo është vonuar gati 20 minuta. Në të dy vendngjarjet ndodhen grupet hetimor të cilët po kryejnë veprimet e duhura hetimore. –









